AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë

Shko poshtë

   Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë   Empty Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 04, 2013 6:31 am

   Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë   18-370x290

Në moshën më të bukur, ato “prishin syrin”. Për të tjerët paraqesin vetëm një problem estetik, por për vetë të rinjtë që i kanë në lëkurë, është edhe problem shëndetësor. Puçrrat e rinisë shfaqen në moshën e pubertetit, në 12-13 vjeç për vajzat dhe 14-16 vjeç për djemtë dhe vazhdojnë gjatë periudhës së rinisë deri në moshën 30 vjeç. Në popull ka mendime se këto puçrra, po nuk i ngacmove, ikin vetë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky është një mendim i gabuar, pasi pa u kuruar këto puçrra vazhdojnë me vite dhe njeriu vuan jo vetëm bezdinë e tyre, por edhe paraqitjen e pakëndshme. Madje, disa që i kanë në forma të rënda, izolohen nga shoqëria, u vjen rëndë kur shkojnë në shkollë, nuk i frekuentojnë festat e shoqërisë e me radhë. Por ka një predispozicion organik që i bën disa t’i kenë në gjendje të acaruar; ‘acne juvenilis’ gjejnë terren të përshtatshëm në fytyrat ku gjëndrat e yndyrës janë shumë të zhvilluara, por këtu influencon shumë edhe ngacmimi i tyre, citon balkanweb.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Dieta
[/b]Për eliminimin e puçrrave të rinisë ka shumë rëndësi mjekimi: Mos hani shumë ëmbëlsira, sidomos çokollata, të skuqura, të pjekura si dhe pikante. Këto ushqime si dhe alkooli ngacmojnë shumë gjëndrat e yndyrës që rëndohen, zmadhohen dhe duke mos e zbrazur dot yndyrën, krijojnë vatra gjithnjë e më të mëdha qelbi.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Higjiena[/b]
Higjiena e lëkurës është një faktor ndihmës që mund ta lehtësojë këtë situatë. Këshillohet që lëkura të pastrohet me solucion që largon yndyrën e tepërt. Nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për higjienën e lëkurës, krijohen të ashtuquajturat “pika të zeza”, ky yndyra e grumbulluar nëpër pore oksidohet dhe kthehet në pikë të zezë.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Pomadat
[/b]Në asnjë mënyrë të mos përdoren pomada e kremra sepse këto shtojnë yndyrën e lëkurës. Kremrat i bllokojnë poret, duke e acaruar më keq gjendjen. Por a mund të pikohen nga jashtë me pomada antibiotiku si klorofenikol, tetraciklinë, sikurse reklamojnë shpesh farmacistët? Krem mbi krem nuk duhet vënë, se i bllokon më tepër poret. Përvoja ka treguar se, kur pacientët kanë përdorur me mendjen e tyre pomada antibiotiku, ata janë paraqitur në gjendje më të rëndë më pas. Pomadat nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë. Po qe nevoja për antibiotik ato rekomandohen për t’u marrë nga goja me doza të vogla.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Si mjekohen puçrrat e fytyrës?[/b]
Mos i ngacmoni puçrrat, mos hani ëmbëlsira, tregoni kujdes për higjienën e lëkurës. Mjekimi më i mirë është me vitaminë A dhe E bashkë, nga 2 kokrra në ditë për 3 muaj rresht, tetraciklinë me doza të vogla nga një në mëngjes dhe në darkë për 100 ditë dhe dezinfektimi i puçrrave në mëngjes dhe në darkë, me alkool mentol, jo salicilik, pasi ky shpeshherë e rrjep lëkurën dhe e than. Mjekimi më i shpeshtë është me metodën e krioterapisë, ku krioterapia është një solucion, azot i lëngshëm me të cilin lëkura bëhet një herë në 2-3 javë.
♛Melody♛
♛Melody♛

   Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë   Coolte21

Shteti Shteti :    Këshilla, puçrrat e rinisë, si t’i eliminojmë   Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi