AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër

Shko poshtë

Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër  Empty Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 10:39 pm

Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër  14-370x290
Të të kujdesen për fytyrën femrat duhet të ndjekin disa këshilla që japin specialistet. Nuk mjafton vetëm larja dhe pastrimi në fund të ditës. Që të shihni rezultate duhet ta filloni që nga mëngjesi, duke mos e larë fytyrën me ujë dhe sapun, por me produkte si qumështi larës, i cili e ndihmon lëkurën pa qenë nevoja të irritohet apo të thahet.

Pas aplikimit të qumështit është mirë që shpëlarja të bëhet me ujë të freskët, i cili tonifikon indet. Në fund është mirë të aplikoni kremin hidratues.

Në mbrëmje mos harroni të përdorni të njëjtat produkte, por duke zëvendësuar kremin hidratues me një serum dhe duke e masazhuar atë. Dy herë në javë është mirë të aplikoni produkte eksfoliante (me kokrriza), efikase në pastrimin e thellë të lëkurës, duke e ndjekur më pas me një maskë të përshtatshme për tipin tuaj të lëkurës. Kështu do të arrini të keni një bazë perfekte për makijazh, me fytyrë të pastër dhe pa probleme, ashtu si çdo femër e dëshiron.
Disa këshilla për një fytyrë perfekte. Nuk mjafton thjesht t’i lexoni, duhet t’i zbatoni…Bëhen lehtësisht në kushtet e shtëpisë:
1. Kremin e fytyrës vendoseni të paktën 15 minuta pas larjes, sepse shtresa e kremit në fytyrë të lagur e prish termorregullimin natyral.
2. Kur bëni piling në fytyrë, asnjëherë mos e kapni lëkurën rreth syve. Në atë zonë lëkura është më e hollë dhe pilingu ndikon në hollimin e mëtejshëm.
3. Ajri i thatë ose temperatura e ulët nuk ndikojnë mirë në lëkurën tuaj. Duhet të përdorni serume, që depërtojnë në shtresat më të thella. Në këtë mënyrë, fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.
4. Në mëngjes, kurdo që të zgjoheni, mbusheni qafën dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskojë lëkurën.
5. Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, edhe për këtë ka një zgjidhje. Vendosni dy lugë të vogla të metalit dhe lërini pesë minuta. Pas disa sekondave do të dukeni të freskët.
6. Maskat më efikase për kujdesin e fytyrës janë ato me bazë mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i përzieni dy përbërje me sasi të njëjta ose t’i përdorni veç e veç. Mbani parasysh që secilën prej tyre ta aplikoni në fytyrën e pastruar paraprakisht, dhe mos t’i mbani më shumë se 15 minuta. Do të ndjeni një ndryshim të menjëhershëm.
7. Femrave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës. Pesë minuta në ditë, me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Kjo do të përmirësojë qarkullimin dhe do të jetë parandalim i shkëlqyeshëm në krijimin e rrudhave.
8. Bëni kujdes në përzgjedhjen e produkteve të kozmetikës. Zgjidhni ato që përmbajnë vitaminë E. Vitamina E është antioksidues i fortë, që i përshtatet çdo tipi të lëkurës dhe është e shkëlqyeshme në luftën kundër plakjes.
9. Heqja e qimeve të vetullave me piskatore shkakton pickim të dhimbshëm. Për një dhimbje më të vogël, veproni në këtë mënyrë: Lyejeni vendin që duhet ta trajtoni me krem, lëreni të veprojë pak, pastaj fshijeni tepricën që të mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dytë është aplikimi i akullit. Pas këtij procesi jeni të gatshme për heqjen më pak të dhimbshme të vetullave.
10. Të gjitha maskat e fytyrës veprojnë më intensivisht nëse para vendosjes së tyre bëni trajtim me avull. Nëse keni fytyrë të butë dhe të ndjeshme, mjafton të vini disa kompresa të nxehta./arenashqip


♛Melody♛
♛Melody♛

Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër  Coolte21

Shteti Shteti : Këshilla për mbajtjen e një fytyre të pastër  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi