Greek Reporter: Ja kush janë 6 "grekët" që hyjnë në parlamentin shqiptar
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Greek Reporter: Ja kush janë 6 "grekët" që hyjnë në parlamentin shqiptar
Minoriteti grek pritet të përfaqësohet në parlamentin e ri të Shqipërisë nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i zgjedhur në qarkun e Vlorës. Por mediet greke raportojnë se, në Kuvendin e ri do të jenë gjashtë parlamentarë me prejardhje greke.
Përveç kreut të PBDNJ-së në listën e deputetëve me prejardhje greke përfshihen dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ish-zv.kryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Në këtë “listë” përfshihet dhe Andrea Marto, President i OMONIA-s, i cili u zgjodh deputet në Vlorë për Partinë Socialiste, që siç raporton “Greek Reporter” e ka lënë të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e PBDNJ-së.
Po ashtu po sipas të njëjtit burim, deputetët e tjerë me prejardhje greke janë Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos i zgjedhur në Korçë,Vasilika Hysi e zgjedhur në Tiranë dhe Luiza Xhuvani e zgjedhur në Vlorë.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Similar topics
» Kush janë më të dobëtit në shtrat?
» Ja kush jane makinat me ekonmike konsumi i tyre vertet te habit!
» Grekët të shqetësuar “shqiptarët po braktisin vendin” më shumë se 180.000 shqiptarë të riatdhesuar!
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Skandal seksual në parlamentin britanik, zv/kryetari përdhunoi dy të mitur
» Ja kush jane makinat me ekonmike konsumi i tyre vertet te habit!
» Grekët të shqetësuar “shqiptarët po braktisin vendin” më shumë se 180.000 shqiptarë të riatdhesuar!
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Skandal seksual në parlamentin britanik, zv/kryetari përdhunoi dy të mitur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi