Fundjava në bregdetin e Dhërmiut
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Fundjava në bregdetin e Dhërmiut
Të premten në mëngjes, mjaft autobuzë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Dhërmi, duke sjellë qindra pushues. "Kam ardhur me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, për të kaluar pesë ditë këtu", thotë Isai, një 50 vjeçar nga Gjakova. Ai shprehet se bregdeti i Dhërmiut i pëlqen mjaft, sepse ka bukuri të rrallë natyrore dhe ujë të pastër.
Nuk është hera e parë që vjen këtu, por i duket se gjithmonë zbulon gjëra të reja. Tani në këtë periudhë, numri i pushuesve është më i pakët dhe kjo për Beharin, ashtu edhe shumë të tjerë, është e pakuptueshme. 45 vjeçari mendon se pavarësisht se kushtet atmosferike nuk janë shumë të favorshme në këto ditë, sezoni duhej të kishte vazhduar sepse bregdeti ofron mundësi për t’u shlodhur. Me këtë mendim bashkohet edhe një bashkëqytetar i tij, Mehmeti. “Shohim se lokalet janë mbyllur, ndërkohë që disa të tjera punojnë me personel të reduktuar!”, thotë ai.
Dhe në fakt, në bregdetin e ish- kampit të pushimit, në Dhërmi, shërbimi që ofojnë lokalet nuk është ai i sezonit. Vetëm pak prej këtyre njësive janë hapur, ndërkohë që në pjesën më të madhe mbizotëron heshtja. “Po mundohemi të nisim këtë sezon, pavarësisht se numri i pushuesve nuk është ai që prisnim", thotë Tani, një nga pronarët e kompleksit "Nikki Beach" në Dhërmi. Sipas tij, në këtë drejtim kanë ndikuar edhe zgjedhjet. Por, ato tashmë kanë mbetur pas dhe sezoni duhej të kishte hyrë në rrjedhat e tij normale.
Në fakt, ky kompleks duket se është ndër të paktat ku synohet të bëhet diçka ndryshe dhe sezoni turistik të dalë nga limitet e tij tradicionale. Në të funksionojnë baret, restoranti, ndërkohë që në plazh pushuesit janë relativisht më të shumtë se në pjesën tjetër të këtij bregdeti. Edhe këtu nuk mungojnë pushuesit nga Kosova. Mjaft qytetarë shqiptarë dhe të huaj zgjedhin këtë periudhë për të pushuar. Nesti, një 40 vjeçar nga Tirana, punonjës në një OJF të njohur, pushoi në Dhërmi gjithë javën e kaluar. "Kjo periudhë më pëlqen për qetësinë dhe për kthjelltësinë e ujit të detit”, thotë ai.
Realisht, sezoni turistik në Vlorë, në Dhërmi e më gjerë, nis në fillim të muajit korrik dhe përfundon në fund të gushtit. Është një mentalitet paksa i çuditshëm, por që vazhdon të veprojë prej vitesh. Përkundër kësaj, pushuesit nga Kosova, por edhe mjaft të tjerë nga vendi, tregojnë se dielli i qershorit, pavarësisht se më i pakët këto ditë, ka po aq vlerë sa edhe në korrik e gusht e ndoshta edhe më tepër.
Prandaj dhe në këto ditë pushuesit nga Kosova, mbizotërojnë në këtë mjedis bregdetar të Dërmiut, kundrejt qytetarëve më të paktë, por gjithsesi në një numër në rritje, nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana e Fieri. - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/fundjava-ne-bregdetin-e-dhermiut-164761.html#sthash.tp3TfClg.dpuf
Similar topics
» Mrekullia E Fshatit Te Dhermiut
» Asteroidi i ndezur kalon edhe në bregdetin shqiptar
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Misteri që po tmerron Francën, mali me rërë që po përpinë bregdetin perëndimor të saj!!!
» Asteroidi i ndezur kalon edhe në bregdetin shqiptar
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Misteri që po tmerron Francën, mali me rërë që po përpinë bregdetin perëndimor të saj!!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi