Një kumbull kundër stresit të ditës
Një kumbull kundër stresit të ditës
PËRBËRËSIT E DOBISHËM DHE SHËRUES
Fryti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietak, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si: Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë. Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Kjo është një ndër arsyet kryesorë që kumbullat e thara përdoren edhe në kokteje.
Kumbulla e butë e cila përfshin disa varietete të ndryshme është një pemë e njohur për vendin tonë. Megjithëse frutat e saj përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore. Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit.
Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një diuretike shumë e mirë që largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.
KUMBULLA NË USHQIM
Për ushqim duhet të përdoret kumbulla e freskët apo ajo e tharë. Përpos kumbullës së freskët, ju sugjerojmë edhe marmelatën, pekmezin, komposton dhe lëngun nga kumbulla, që mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Edhe kumbullat e thara mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Përbërësit shërues.
Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si: aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi, kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celuliti. - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/nje-kumbull-kunder-stresit-te-dites-165092.html#sthash.fV2xLY8h.dpuf
Similar topics
» Të qenët i/e bukur ul nivelin e stresit
» Thenia e dites..........!
» [Fotografia E Dites]
» Misteri I Dites Se Zeze
» Ministria e Kultures pasuron biblotekat me libra ne kuader te Dites Boterore te Librit dhe te se Drejtes se Autorit
» Thenia e dites..........!
» [Fotografia E Dites]
» Misteri I Dites Se Zeze
» Ministria e Kultures pasuron biblotekat me libra ne kuader te Dites Boterore te Librit dhe te se Drejtes se Autorit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi