Ministria e Kultures pasuron biblotekat me libra ne kuader te Dites Boterore te Librit dhe te se Drejtes se Autorit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Ministria e Kultures pasuron biblotekat me libra ne kuader te Dites Boterore te Librit dhe te se Drejtes se Autorit
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë organizuan një veprimtari mbi librin dhe rolin e tij në shoqërinë e sotme.
“Është libri që na mbledh, pikëtakim ky i kohëve dhe brezave, i të shkuarës me të ardhmen, librinë vetvete ka vetëm të tashme, çastin e leximit, të shndërruar nëpërjetësi, teksa tani na jep mundësinë të kremtojmë e të shkëmbejmëmendime, pikëpamje e emocione. Libri është kujtesë e botës, grumbullimpërvoje e botës, vegim dhe ëndërr, shpirt i grumbulluar i botës, thënë shkurt, libri është vazhdim i njeriut”, është shprehur ministri i Kulturës z.Visar Zhiti.
Në kuadër të kësaj dite Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhuroi një fond të konsiderueshëm nga botimet e financuara prej saj, disa prej bibliotekave në vend. Bibliotekat ku u dhuruan libra janë, ajo e Qytetit Studenti, Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, bibliotekat publike Lushnje, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Elbasan, Fier, ajo e Muzeut Historik Kombëtar, e ambasadave dhe burgjeve, ku libri duhet të jetë më i rëndësishëm se kyçet.
23 prilli u zgjodh si Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, që kur UNESCO mori këtë vendim në Konferencën e saj të Përgjithshme, mbledhur në Paris 1995, me qëllim që të nxisë më tej dhe të vlerësojë lumturinë që të jep leximi, të vlerësojë punën e autorëve në progresin shoqëror e kulturor të njerëzimit. Gjithashtu, më 23 prill të viti 1616 vdiqën, tre shkrimtarë fondamentalë, Servantesi (1547-1616), Shekspiri (1564-1616) dhe Inca Garcilaso de la Vega (1539-1616). Por,në këtë ditë ka lindur Shekspiri, kështu besohet, edhe Moris Dryon, Nabokov, Valejo, nobelisti Llaksnes.
shqiperia.com
Tech2- Shteti :
Gjinia :
Numri i postimeve : 46
Faleminderit : 14
Antaresimi : 23/04/2013
Similar topics
» Pesëvjeçarja ka lexuar 875 libra
» Krijohet Ministria e Lumturisë Supreme Shoqërore
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» Tmerr! U bie të fikët policëve me atë çka panë në bodrumin e autorit
» Thenia e dites..........!
» Krijohet Ministria e Lumturisë Supreme Shoqërore
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» Tmerr! U bie të fikët policëve me atë çka panë në bodrumin e autorit
» Thenia e dites..........!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi