AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO)

Shko poshtë

 SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Empty SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO)

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 02, 2013 3:39 am

 SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Zjarrfiksit

 SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Arizona_fire_624
 SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Zjarret

Të paktën 19 zjarrfikës kanë humbur jetën duke luftuar me zjarret në qendër të shtetit të Arizonas në SHBA, shkruan BBC-ja, e cila citon mediat lokale.
Mësohet se 19 zjarrfikësit kanë humbur jetën teksa po luftonin në flakët, të cilat ishin drejtuar drejt qytezës Yarnell, vetëm 80 milje larg kryeqendrës së shtetit të Arizonës, Pheonix.
Zjarri nisi nga një shkëndijë ditën e premte dhe u përhap me shpejtësi mjaft të madhe, i ndihmuar edhe nga temperaturat e larta, si edhe erërat e forta. 
Të paktën 200 shtëpi janë shkrumbuar deri më tani. Arizona dhe Kalifornia Perëndimore po regjistrojnë temperatura rekord këtë verë. 
Humbja e 19 zjarrfikësve është humbja më e madhe që nga incidenti i 11 shtatorit. Presidenti amerikan, Obama, i cilësoi si heronj zjarrfikësit e ndarë nga jeta, të cilët sipas tij, sakrifikuan jetën për jetët dhe pronat e bashkështetasve të tyre.
Ndërsa senatori i Arizonas, John McCain, u tha familjarëve të viktimave se zemrat dhe lutjet e amerikanëve janë të gjitha me to. 
Presidenti Barack Obama, që ndodhet në Afrikë lëshoi një deklaratë sot në mëngjes duke i quajtur zjarrfikësit heronj.
Presidenti tha se ai dhe Michelle, ashtu si të gjithë amerikanët “i kanë në mendje dhe luten për familjet e zjarrfikësve të guximshëm dhe për ata, jeta e të cilëve janë ndryshuar përgjithmonë nga kjo tragjedi e tmerrshme.”
♛Melody♛
♛Melody♛

 SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Coolte21

Shteti Shteti :  SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi