Lidhjet e humbin shkëndijën seksuale pas një viti
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Lidhjet e humbin shkëndijën seksuale pas një viti
Studimi
Përgjithmonë të lumtur derisa vdekja t’ju ndajë? Mendojeni përsëri. Sipas një studimi të ri, lidhjet e humbin pasionin pas një viti. Por ka disa “teknika” për të shtyrë për më vonë ftohjen
Marrëdhëniet fillojnë ta humbasin shkëndijën e tyre seksuale, pas një viti, shprehet një studim i ri. Kërkuesit zbuluan se në vitin e parë të “muajit të mjaltit”, 15 për qind e çifteve bënin seks çdo ditë, krahasuar me pjesën tjetër.
Më shumë se gjysma ose më saktë 53 për qind e çifteve që kanë qenë së bashku për më shumë se katër vjet, bëjnë seks disa herë në javë.
Rreth 40 për qind e po këtyre njerëzve që kanë qenë së bashku për më shumë se katër vjet, bëjnë seks disa herë në muaj. Nga ana tjetër çiftet që kanë qenë së bashku për 15 vjet, llogaritet se 15 për qind e tyre bëjnë seks disa herë në vit, pjesa tjetër akoma më pak.
Për më tepër, jeta në dhomën e gjumit të shumë britanikëve lë shumë për të dëshiruar, pasi 40 për qind e tyre e përshkruajnë jetën e tyre seksuale si ‘në rregull’ ose që mund të ishte më e mirë.
Tre nga katër të anketuar ose rreth 76 për qind e njerëzve pranojnë se ata mund të ishin përpjekur më shumë në shtrat. Kur u pyetën se çfarë mund të bënin që t’i përmirësonin marrëdhëniet në çift, 33 për qind u shpreh pro lubrifikantëve, ndërsa 24 për qind besonin se kujdesi ndaj veshjes apo ndjekja e pornos mund të ndihmonte.
Për të zhgënjyerit që përbënin 17 përqindëshin, fikja e dritave ndërkohë që bënin marrëdhënie seksuale, ishte diçka që mund të përmirësonte cilësinë e aktivitetit.
Kërkimi i nisur prej “Lloydspharmacy Online Doctor”, anketoi 2000 njerëz që ishin në një lidhje. 30 për qind e tyre pranonin se kishin probleme së pari me provokimin e dëshirës për të pasur marrëdhënie seksuale.
Dr. Tom Brett, drejtor i “Lloydspharmacy Online Doctor”, u shpreh: “duket se britanikët kanë shumë për të mësuar kur vjen puna për kënaqësitë në jetën seksuale. Ndonjëherë qenia pa qejf nuk nënkupton vetëm lodhje, stres apo mungesë dëshire ndaj partnerit, por ajo ka të bëjë edhe me kushte shëndetësore”.
Një nga dhjetë meshkuj në Britaninë e Madhe preket prej problemeve të ereksionit çdo vit. Më shumë se gjysma e femrave të anketuara u shprehën se do të dëshironin që partneri i tyre të merrte një mjekim për problemin e mësipërm, por vetëm 18 për qind e meshkujve dëshiron ta mjekojë problemin e ereksionit.
Pavarësisht se mjekimet e këtij lloji janë të mundshme vetëm me recetë, shumica e burrave pranojnë se nëse do t’i duhej do ta merrnin prej një miku, do ta blinin në supermarket ose online.
Një tjetër studim tregon se seksi i rastësishëm shkakton depresion dhe ankth. Të rinjtë, të cilët bëjnë seks të rastësishëm më shumë se pjesa tjetër e njerëzve kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe stresi.
Ekspertët zbuluan se te të rinjtë rritej niveli i stresit në përgjithësi, ankthit shoqëror dhe depresionit mes studentëve, kur këta kishin bërë seks kohët e fundit me dikë që e njihnin më pak se një javë.
Në studim u përfshinë 3900 studentë heteroseksualë, nga 30 universitete të ndryshme të SHBA-së, shumica e të cilëve ishin meshkuj, që u shprehën se kishin pasur eksperienca seksi të rastësishëm muajin e fundit.
Udhëheqësja e studimit, dr. Melina Bersamin, nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, u shpreh se si meshkujt ashtu edhe femrat, pranonin se kishin përjetuar ankth dhe depresion si pasojë e takimeve të tyre seksuale.
Dr. Bersamin tha: “Është mungesë pjekurie të mendosh se takimet e rastësishme seksuale janë të padëmshme psikologjikisht për të rinjtë”.
Përfundimet e studimit ishin se për studentët heteroseksualë të universiteteve seksi i rastësishëm ishte i lidhur me ndjesi negative që e pasonin dhe nuk ishte shumë i shëndetshëm për mirëqenien.
Similar topics
» Zbulohen lidhjet mes muzikes dhe trurit
» Ushqim i skaduar, 20 fëmijë humbin jetën në shkolle
» SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO)
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
» Ushqim i skaduar, 20 fëmijë humbin jetën në shkolle
» SHBA, 19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona (VIDEO)
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi