AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz

Shko poshtë

Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz Empty Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 01, 2013 3:52 am

[url=http://shekulli.com.al/website/images/images10/komisariati nr 5 kamez.jpg]Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz Komisariati%20nr%205%20kamez[/url]
Zamir Alushi 
-Betejë me armë në zonën e Institutit në kryeqytet. Dy grupe përplasen dhe në fund tentojnë të zgjidhin gjithçka me nxjerrën e armëve. Për fat nuk ka të plagosur, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë fillimisht njërën palë dhe më vonë ka mësuar se kush janë edhe kundërshtarët e tyre. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur një sërë gëzhoja armësh, ndërkohë, sipas të dhënave, që vijnë nga Komisariati Nr. 5, personat e përfshirë në sherrin me armë kanë qenë shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë. Pala kosovare ka përfunduar shpejt në ambientet e policisë, mbase më shumë për tu mbrojtur, ndërkohë që nga rrëfimet e tyre është mësuar gjithçka mbi atë përplasje, ku shqiptarët e të dy anëve të kufirit kanë nxjerrë armët mes tyre. Policia e Tiranës është vënë në kërkim të personave nga Kamza të cilët janë ndeshur me kosovarët, ndërsa policia ka nisur edhe dokumentimin e ngjarjes, ku së pari, pritet ekspertiza e armëve që janë përdorur në konflikt. Janë siguruar edhe dëshmitë e para për ngjarjen. 
Konflikti me armë 
Referuar të dhënave të policisë së Tiranës bëhet me dije se një shtetas kosovar ka udhëtuar nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë vetëm e vetëm që të takohej me personin me të cilin kishte larje llogarish. Kosovari I.C, sipas të dhënave, nga Gjermani ka mbërritur në Kosovë dhe bashkë me dy miqtë e tij është nisur në drejtim të Shqipërisë. Ata mësohet se kanë hyrë nga pika kufitare e Morinit dhe mesditën e djeshme janë takuar me tre persona nga Kamza me të cilët janë ulur në një kafene ku edhe kanë nisur të diskutojnë në lidhje me problemin që ka ekzistuar mes I.C, rreth 37 vjeç, me banim në Gjermani, si dhe një personi të njohur të tij. Palët në takim përveç se kanë ardhur të shoqëruar edhe nga miq të tyre, kanë qenë që të gjithë të armatosur. Pasi është debatuar në lokalin ku edhe kanë pirë kafenë shqiptarët, mësohet se janë zhvendosur në zonën e Institutit për të diskutuar më në qetësi. Policia saktësoi se në një rrugë shumë pak të qarkullueshme, personat kanë ndaluar makinat dhe kanë nisur sërish të debatojnë, derisa kanë nxjerr edhe armët. 
Hetimet 
Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes mësohet se është bërë e mundur edhe shoqërimi i kosovarëve, ndërsa është siguruar dëshmia e I.C, 37-vjeçari që kishte konflikt pazaresh me njërin prej shqiptarëve. Sipas të dhënave të policisë, në zanafillë të sherrit është një pazar i lënë i hapur që në Gjermani. Burimet saktësojnë se pavarësisht se shtetasi kosovar ka dhënë emrin e personit me të cilin kishte konflikt, ai nuk rezultonte i njohur për blutë. Ka qenë numri i telefonit me të cilin kishin komunikuar palët që ka bërë të mundur identifikimin e palës vendase. Sipas të dhënave, ata janë që të gjithë banorë të Kamzës. Policia nuk bën me dije se sa armë janë përdorur në konflikt, por saktësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të tri armëve. Dyshimet bien mbi faktin se kanë qenë shqiptarët që kanë terrorizuar kosovarët, të cilët kanë mundur të largohen. Policia tregon se personat që pretendohet se kanë marrë pjesë në konflikt janë pa precedentë penal.
♛Melody♛
♛Melody♛

Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz Coolte21

Shteti Shteti : Prishet pazari në Gjermani, kosovarët, plumba në Kamëz Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi