AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj

2 posters

Shko poshtë

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Empty Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 29, 2013 6:19 am

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj

Dy trupa dhe vetëm një rrahje zemre. Vjen enkas për Shën Valentin zbulimi i fundit shkencor, që zbulon një detaj kurioz të jetës në çift. Zemra e të dashuruarve, bashkëshortëve, apo të fejuarve, pulson me të njëjtin ritëm. Madje po e njëjta gjë ndodh edhe me frymëmarrjen, që kryhet në unision. Kjo është zbuluar nga studimi i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, nën udhëheqjen e Emilio Ferrer dhe ku kanë marrë pjesë 32 çifte në marrëdhënie romantike. Pikërisht, ato janë lidhur me disa instrumente speciale, me një distancë prej vetëm 1 metri larg njëri-tjetrit. Totalisht të çlodhur dhe pa folur, çifteve të vullnetarëve ju mat tensioni, rrahjet kardiake dhe ritmi i frymëmarrjes.
Si përfundim doli se rrahjet kardiake të anëtarëve të të njëjtit çift ishin në unison, po ashtu si edhe për frymëmarrjen. Për të qenë të sigurtë për rezultatet, shkencëtarët shkartisën çiftet, duke i ulur përballë njerëzish që nuk ishin partnerët e tyre. Kështu, kur dy individët e gjinisë së kundërt nuk ishin anëtarë të të njëjtit çift, rrahjet kardiake nuk ishin në sinkroni. "Testet evidentojnë se lidhja mes dy njerëzve nuk është vetëm emotive, por edhe reale dhe fiziologjike", ka komentuar profesor Ferrer. Jo vetëm kaq, por femrat kanë shfaqur edhe një prirje për të rregulluar frymëmarrjen dhe rrahjen e tyre kardiake, në krahasim me mashkullin. "Ndoshta është një shenjë që gratë përshtaten më shumë me partnerët e tyre", ka shpjeguar raporti i publikuar në "Journal of Psychophysiology".
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Coolte21

Shteti Shteti : Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Empty Re: Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:32 pm

e vertet po ku ta gjejm nje dashuri te till nditet e sotme
Katilja
Katilja

Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Coolte21

Shteti Shteti : Zbulimi shkencor, zemra e dy te dashuruarve rreh njësoj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi