Historia e Korçës..!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Historia Shqiptare & Trevat
Faqja 1 e 1
Historia e Korçës..!!
Për të ndriçuar
plotësisht lashtësinë dhe zanafillën e Korçës dëshmitë arkeologjike dhe
dokumentet historike bazohen tek gjetjet e rastit, të zbuluara në
kodrat Partizani dhe në dalje të qytetit në anën juglindore, që si kohë
i përkasin antikitetit të vonë dhe dëshmojnë për ekzistencën e një
qendre të banuar.
Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi
ekzistencën e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe
gjenealogjinë e familjes së madhe feudale shqiptare të Muzakajve,
shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e
Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe
u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë
Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që
përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin, Devollin,
Kosturin, përmend dhe Korçën, të cilën e cilëson qytet.
Nga
regjistri i Korçës e i Përmetit i kryer në vitin 1431-1432 fill mbas
pushtimit osman del se krahina e Korçës u përfshi në një vilajet me
qendër në Korçë, të cilën turqit e quajtën Gjorixhe. Vetë Korça figuron
si kështjellë e banuar me 26 shtëpi.
Vendosja nga turqit e qendrës
së krahinës në Korçë nuk është e rastësishme. Këtu ata gjetën një
qendër tashmë të formuar e të rëndësishme ekonomike, në një pozitë të
favorshme, me kala e pazar dhe me ekonomi të fuqishme.
Fundi i
shek. XV shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Korçës. Në
këtë kohë sulltan Bajaziti II i dhuron Mirahor Iliaz beut, për merita
shërbimi, fshatin Peshkopi për ta përdorur si pronë vetjake – mylyk.
Në
mylukun e tij, ai ndërtoi një xhami të madhe në vitin 1496, e cila
ruhet edhe sot, një imaret me të gjitha lokalet e nevojshme si kuzhinë,
depo, furrë të cilat së bashku me fshatin Peshkopi dhe me pronat e
tjera të tij nga fundi i jetës, më 1505, i ktheu në vakëfe.
Nga
shek. XVII vijnë dy njoftime. Nga një dokument i viteve 1647-1648
mësojmë se tregtarët elbasans për të shkuar në Venedik në kohën e
luftës veneto-turke (1644-1669), ndiqnin rrugën e gjatë e me shumë
stacione Elbasan-Korçë-Sajadhë-Korfuz-Venedik, gjatë rrugës ata blinin
në Korçë prodhime blegtorale, zejtare dhe shisnin prodhime manifakture
të sjella nga Venediku.
Njoftimi i dytë vjen nga Kodiku i
Mitropolisë së Korçës i cili bën fjalë për datën e themelimit të
Kodikut në vitin 1676 nga kryepeshkopi i Justinianës së parë të Ohrit,
Parthenit nga Korça, i cili le të kuptohet se Korça në këtë kohë ishte
qendër peshkopate dhe kishte mitropolinë e saj. Mesi i shek.XIX e gjeti
Korçën një qytet në lulëzim e sipër, që tërhiqte gjithnjë e më tepër
banorë të ardhur nga fshatrat përreth.
Në vitin 1859 Korça
numëronte 10.000 banorë, ritmet e shtimit të popullsisë mbas kësaj
periudhe bëhen të përshpejtuara. Në vitin 1923 arriti të ketë 25.598
banorë e të jetë qyteti më i madh i Shqipërisë, ky numër ka përfshirë
dhe shtesën e popullsisë së fshatrave të djegur gjatë luftërave
ballkanike e botërore që gjeti strehë në Korçë.
Zbulimet
arkeologjike në fushën e Korçës tregojnë se ajo është banuar qysh në
kohën e neolitit. Gjurmët e kësaj periudhe janë zbuluar në dy pika, në
fshatin Podgorie dhe në vendin ku lumi Devoll bashkohet me Dunavecin të
cilat i takojnë periudhës më të vjetër neolitike dhe përfaqësojnë
gjurmët më të vjetra të popullimit të fushës së Korçës (6000-3000 para
erës re).
Epoka e neolitit në fushën e Korçës mbyllet me
shtresat kulturore të neolitit që u zbuluan në stacionin prehistorik të
Maliqit. Epoka e bakrit (3000-2100 para erës re) është përfaqësuar në
fushën e Korçës nga vendbanimi palafit i zbuluar në qendrën
prehistorike të Maliqit dhe të Trenit.
Epoka e bronzit
(2000-1000 para erës re), gjurmët e së cilës u zbuluan në stacionin
prehistorik të Maliqit e më vonë nga gërmimet arkeologjike në shpellën
e Trenit buzë liqenit të Prespës së vogël. Ndërsa në epokën e hekurit
(1000 para erës re) shoqëria ilire arriti shkallën më të lartë të
zhvillimit ekonomik, kulturor dhe politik. Kjo periudhë në rrethin e
Korçës dokumentohet nga zbulimi i një numri të madh vendbanimesh dhe
nekropolesh tumulore.
Vendbanimi i lashtë në trevën e fisit
ilir të enkelejve, lidhet me kulturën e Barçit zonë në të cilën janë
zbuluar disa tuma të periudhës ilire. Zona e Korçës ka qenë me rëndësi
për shtrirjen e krishtërimit bizantin në Shqipëri; një kishë u ngrit
më 898. Në vitin 1280 në dokumentet e periudhës mesjetare përmendet një
qytet me emrin Coriza. Duke patur një pozitë mjaft të përshtatshme në
një pellg si fusha e Korçës, u shndërrua në një qendër qytetare, me një
kishë të shekullit të IX, rindërtuar në shekullin e XIV. Qyteti i
Korçës u krijua në shekullin e XV. Përmendet në shekullin e XV, në
burimet e shkruara osmane, kur iu dha si feud Iliaz Mirahorit, për
pjesëmarrjen në pushtimin e Kostandinopojës. Në fillim përbëhej nga
Kalaja dhe pranë saj fshati Peshkëpi.
Qyteti u formua nga shkrirja e tyre. U ngritën një xhami, hamame etj, dhe u zhvillua shpejt si qendër tregtare e zejtare.
Tech2- Shteti :
Gjinia :
Numri i postimeve : 46
Faleminderit : 14
Antaresimi : 23/04/2013
Similar topics
» Historia e Durresit..!!
» Historia Shiptare...
» Historia e Shkodres..!!
» Historia e Tiranes..!!
» Historia e Krujes..!!
» Historia Shiptare...
» Historia e Shkodres..!!
» Historia e Tiranes..!!
» Historia e Krujes..!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Historia Shqiptare & Trevat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi