AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët

Shko poshtë

70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët Empty 70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 26, 2013 7:29 pm

 
70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët Kulla1-300x22570 vota për PS-në në Viçidol, aty ku votojnë edhe të vdekurit e arabët
Edi Rama votohet edhe në fshatin ku ka lindur Sali Berisha, Viçidol.
Emrat e të vdekurve, arabëve apo dhe njerëzve që nuk jetojnë aty, por që rezultojnë votues në Viçidol, nuk e kanë shpëtuar Berishën nga humbja.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Viçidol, në qendrën e nr. 0518, vetëm 209 persona kanë votuar për Partinë Demokratike, ndërkohë që për Partinë Socialiste kanë votuar 70 persona.
Por megjithëse ka marrë 209 vota, listat zgjedhore në Tropojë ishin ndër më problematiket.
Më herët, Partia Socialiste kishte denoncuar faktin së në regjistrin zgjedhor ekzistojnë emra të vdekurish apo dhe emra që nuk jetojnë në Tropojë.
Madje dhe vetë komuna Tropojë, fshat nën administrimin e të cilit është edhe Viçidoli, ka shumë probleme me listat zgjedhore.
 
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Viçidoli[/b]
Ky fshat ka qendrën e votimit numër 0518 në komunën Tropojë, dhe shumë prej emrave që figurojnë në listat e zgjedhësve nuk kanë qenë asnjë herë dhe nuk janë banorë të kësaj zone ose janë të vdekur.
Në mënyrë të përmbledhur të dhënat për qendrën e votimit në Viçidol janë këto: Numri votuesve gjithsej në lista, 596,   ndërkohë që në vitin 2011 për zgjedhje vendore në këtë komunë ishin regjistruar 461 njerëz.
Në lista rezultojnë së paku 18 të vdekur, shtetas arabë, banorë që nuk kanë qenë kurrë të fshatit apo të zonës apo dhe njerëz që banojnë që nga viti 1946 në Kosovë.
Por pjesa më interesante e njerëzve që votojnë në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha janë disa shtetas arabë.
Në Viçidol është një familje e përbërë nga kryefamiljari dhe tre fëmijët e tij. Emrat e anëtarëve të familjes janë kryefamiljari Emad Al-ubejdij (atësia Shasim) dhe tre fëmijët e tij, Aje Al-ubejdij (atësia Emad), Alkasim Al-ubejdij (atësia Emad) dhe Dua Al-ubejdij (atësia Emad).
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Në kërkim të votuesve[/b]
Po të pyesësh se ku mund të gjejmë Bajram Ahmetajn (një nga emrat në listën zgjedhore) të adresojnë drejt varrezave. I ndjeri as aty nuk ka një pllakë varri. I lindur në vitin 1889, prej vitesh nuk është mes të gjallëve, por rezulton në listat zgjedhore, madje Bajrami ka të drejtën të votojë në dy qendra votimi, në atë të fshatit Çerem, të komunës Margegaj, dhe në Komunën Bujan.
Si të gjallë dhe si votues të komunës së Tropojës ekzistojnë edhe Halil e Isuf Demiraj, Shaban e Shefkie Rrahmanaj, Restem Kurmerkaj, Hate Imeraj etj, etj.
Janë të gjithë të vdekur. Dhe nuk po flasim vetëm për Viçidolin e kreut të qeverisë. Pothuajse çdo qendër votimi është e mbushur me lista të vdekurish në Tropojë.
 
♛Melody♛
♛Melody♛

70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët Coolte21

Shteti Shteti : 70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi