Të vdekurit “zgjohen” e kthehen në shtëpi!?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Të vdekurit “zgjohen” e kthehen në shtëpi!?
Për të “dëshmuar” se i ngjallin të vdekurit në Tana Toraja të Indonezisë (toka e autoktonëve, popullit Toraja), në internet janë shfaqur fotografitë e gruas-zombi.
Banorët thonë se çdo i vdekur mund të ringjallet pas ritualeve misterioze të magjisë së zezë që ata i kryejnë.
Sipas tyre, janë dy arsye të ndryshme se pse “ngjallen” të vdekurit:
Nën një: Në të kaluarën besohej se njeriu i cili vdes duhet të varroset në fshatin ku ai ka lindur, e jo në vendin ku ai vdiq. Fshatrat ishin të largëta dhe të izoluara, ndërsa ishte gjë e komplikuar për anëtarët e familjes që ta bartin të ndjerin deri te fshati i lindjes. Pas ritualit të magjisë së zezë, i vdekuri është ngritur nga varri dhe ka ecur deri te vendi ku ka lindur. Sipas kësaj teorie, nëse “të vdekurit që ecë” dikush në rrugë i flet, zombi do të rrëzohej e nuk do të mund të vazhdonte rrugën.
Nën dy: Torajasit e kanë edhe një teori tjetër, sipas të cilëve vdekja është proces i gjatë. Duhet kohë e gjatë që i ndjeri të “qetësohet” në jetën e varrit. Për “paqe të përjetshme”, duhet varrim kompleks dhe i shtrenjtë, për të cilin shumë fshatarë nuk kanë shumë para. Në këtë rast, i vdekuri varroset në një arkivol të përkohshëm, derisa familja të mbledh fonde për funeralin e duhur. Kur i mbledhin paratë, i vdekuri zgjohet nga varri dhe kalon në “strehën e përjetshme”. Por, edhe për këtë duhen ritualet sekrete të cilat pak torajas i dinë!
Në anën tjetër, është versioni më real i kundërshtarëve që thonë se fjala është për fotografi të rrejshme dhe se gruaja aty mbase ishte e sëmurë nga lepra.
- See more at: http://lajme.me/argetim/e-pa-besushme/te-vdekurit-zgjohen-e-kthehen-ne-shtepi#sthash.k4woenzd.dpuf
Similar topics
» Një mjek që ngjall të vdekurit!!
» Kosovë, Kthehen 110 Emigrantët E Parë
» Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët
» 70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët
» Indiania lind në shtëpi binjakë të ngjitur, pa ndihmë
» Kosovë, Kthehen 110 Emigrantët E Parë
» Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët
» 70 Vota Për PS-Në Në Viçidol, Aty Ku Votojnë Edhe Të Vdekurit E Arabët
» Indiania lind në shtëpi binjakë të ngjitur, pa ndihmë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi