AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim

Shko poshtë

Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim  Empty Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 21, 2013 12:45 am

Muxhahedinët në Tiranë: Të
ardhmen e shohim në Perëndim 
Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim  82038

Tiranë - Kanë mbërritur 60 nga 250 muxhahedinët që pritet të vijnnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut. Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve qëndra e azil kërkuesve në Shqipëri ka organizuar një ceremoni për të kujtuar këtë ditë, ndërsa për mikrofonin e A1Report muxhahedinët shprehen se në Shqipëri ndjehen si në shtëpinë e tyre, por të ardhmen e shohin diku tjetër në perëndim.

Dita ndërkombëtare e refugjatëve është festuar dhe në vendin tonë, ku për herë të parë që nga mbërritja e muxhahedinëve qëndra e azil kërkuesve ka hapur dyert për mediat, por duke mos lejuar asnjë komunikim me refugjatët.

A1Report ka mundur të intervistojë disa prej muxhahedinëve të cilët jetojnë në këtë kamp prej pak kohësh dhe shprehen se në Shqipëri ndjehen shumë mirë, por të ardhemn e tyre e shohin në një vend tjetër.

“Është mirë, ndjehem mirë. Është e vërtet që ndjehemi mirë. Dëshiroj të shkoj tek vëllai im në Suedi, Shqipëria është mirë por kam vëllain në Suedi dhe dua të shkoj atje, dua të shoh vëllain. Deri tani kam parë vetëm Tiranën, është një qytet i mirë. Kemi ardhur nga kampi i Ashrafit nga Iraku, dhe ndjehemi shumë mirë’, u shpreh për A1 report njëri prej muxhahedinëve. 

Muxhahedinët janë pjesëtarë të një ish-organizate që ka qenë në listën e organizatave terroriste të DASH-it dhe më pas u hoq. Aktualisht në Shqipëri janë 60 muxhahedinë të ardhur nga kampi ashfra ndërsa pritet mbërritja dhe e 190 pjestarëve të tjerë për të plotësuar numrin prej 250 anëtarësh që qeveria shqiptare ka rënë dakort me qeverinë amerikane.



Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/muxhahedinet-ne-tirane-te-ardhmen-e-shohim-ne-perendim-163193.html#sthash.i9RSmH0e.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim  Coolte21

Shteti Shteti : Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në Perëndim  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi