AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukurite natyrore te Permetit

Shko poshtë

Bukurite natyrore te Permetit Empty Bukurite natyrore te Permetit

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 10:27 pm


Bukurite natyrore te Permetit Permet

Permeti eshte nje qytet ne juglindje te Shqiperise. Eshte nje qytet malor dhe permes tij kalon lumi I Vjoses. Permetaret shquhen per mikpritje dhe nikoqirllek. Permeti ose “Qyteti I trendafilave” eshte nje nga qytetet me te hershme qe zhvilloi kulturen e vet. Nga ky qytet kane ardhur emra te njohur te muzikes shqipe dhe ia vlejne te permenden edhe shkrimtaret Frasheri nga perla e Permetit.
Po ashtu ky qytet numeron nje numer te madh monumentesh kulturore, disa prej tyre qe ia vlen te vizitohen jane: “Guri I Qytetit, Kalaja e Kelcyres, mulliri I Drithit ne fshatin Benje, Cezma e Pacomitit, Kishat e shumta, Qyteza antike e Dedenikut, etj”. 
Bredhi I Hotoves – Ndodhet ne Frasher dhe ka nje siperfaqe prej 1200 hektaresh. Ky park terheq shume vizitore dhe konsiderohet si “kurora e gjelber”. Kushtet klimaterike jane te favorshme per zhvillimin e faunes dhe flores. Bimet jane te shumellojshme dhe ne pyje gjendet bredhi karakteristik I perzier me panje. Ky gjelberim I ofron nje pamje magjepsese ketij vendi. Ketu gjenden dhe shume lloje kafshesh si ariu I murrme, ujqer, dhelpra, drere dhe shumellojshmeri shpendesh. Eshte quajtur park kombetar dhe mbledh turiste nga e gjithe bota per mrekullite natyrore qe posedon.
Trebeshine, Dhembel – Eshte nje varg malor qe mundeson sportet alpine. Ne stinen e veres ka shume ekskursione dhe pikniqe. 
Banjat termike te Benjes – Eshte nje nga burimet e Permetit ku dalin ujera sulfurore subtermale dhe ndodhet rreth 8 km larg qendres. Aty ndodhen liqene te madhesive te ndryshme dhe secili prej tyre sherben per kurimin e nje problemi specifik. Uji eshte I ngrohte dhe nje fakt tjeter interesant eshte se ketu gjendet dhe balta cudiberese, e cila eshte e vertetuar nga shume njerez per efektin rinues te lekures qe ka.
♛Melody♛
♛Melody♛

Bukurite natyrore te Permetit Coolte21

Shteti Shteti : Bukurite natyrore te Permetit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi