AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre

Shko poshtë

Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre Empty Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 10:21 pm

Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre Lura_1
Lura eshte nje nga fshatrat me te vjeter te Shqiperise dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit “Kurora e Lures”. Aty ndodhen 14 liqene akullnajore dhe natyrore qe ofrojne nje ambjent te pershtatshem per te kaluar pushimet dhe nje mjedis shume piktoresk. Nga liqenet me sierfaqe me te madhe permendim : “ Liqeni i Madh me 32 hektare, Liqeni i Pishave me 13 hektare, Liqenin e zi me 8 hektare, Liqeni i Luleve, etj”.
Gjate stines se dimrit keto ujera mbulohen nga akulli, malet te ngrene humorin me freskine e tyre, te bejne me energjike dhe me te frymezuar, kalimi neper gryka, lendina me arome bimesh, neper liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjve, e bejne kete ambjent shume perrallor. Shume turiste te huaj dhe shqiptare e vizitojne kete perle te maleve te Shqiperise. Maja e Kurores ndodhet 2121m e larte dhe ofron nje sere pamjesh te bukura si : malet pertej kufirit Skerteci, Korabi, Sokoli, malet e Hasit, etj; me pas mund te shihen malet e Mirdites dhe Shkodres, madje arrihet te shihet edhe bregdeti i Durresit.
Fillimsht arrin te shikosh shkembin Guri i Neshtes qe ndodhet ne mbi 1800m lartesi, me pas, nje pas nje vijne liqenet e mrekullueshme  te Lures rradhazi. Keto liqene sipas gojedhenave te shumta kane dhe veti kurative specifike. Liqenet kryesisht rrethohen nga lendinat e gjelbra, nga pisha te larta, nga uji i kristalte dhe i kulluar, nga lulet shumengjyreshe me aromen e tyre te mrekulllueshme, etj. Pamjet qe te ofrojne keto liqene jane magjepsese. Ne to ka dhe shume histori qe e tregojne kalaja e Skenderbeut dhe zbulimet arkeologjike.
♛Melody♛
♛Melody♛

Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre Coolte21

Shteti Shteti : Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi