AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre

Shko poshtë

Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre Empty Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 3:43 am

RUDINA XHUNGA
Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga dhe bashkëshorti i saj, diplomati Dritan Hila, vendosën ta quajnë Alana vajzën e tyre, siç është edhe emri i një guri të çmuar.

SONILA MEÇO
Sonila Meço zgjodhi t’i vendoste vajzës së saj një emër shumë të veçantë. Amaris është emri me të cilin është pagëzuar foshnja, domethënia e të cilit është “e premtuara e zotit”.

LEDINA ÇELO
Ledina Çelo zgjodhi një emër shqiptar për beben e saj, të cilin e quajti Erlis, (erë lisi)…

SIDRIT BEJLERI
Sidrit Bejleri e ka ‘pagëzuar’ Emel vajzën e tij, një emër që vjen nga turqishtja dhe që do të thotë ‘shpresë’.

FREDERIK NDOCI
Frederik Ndoci, e quajti Nikolo djalin e tij të parë, një emër ky me prejardhje kristiane.

AURELA GAÇE
Grace ishte emri me të cilin Aurela Gaçe, vendosi ta ‘pagëzojë’ vajzën e saj porsa lindi, një emër kristian, që do të thotë ‘hiri i perëndisë”.

BLENDI KLOSI
Ambla, ishte emri që çifti Nora e Blendi Klosi zgjodhën për të voglën e tyre, që ashtu siç e parashikuan ua ëmbëltoi jetën me ardhjen e saj.

VALBONA ÇOBA
Aiden, është emri i djalit të parë të supermodeles Valbona Çoba. Domethënia e emrit të të voglit është ‘i lindur nga zjarri’.

VEDAT ADEMI
Jonart, që i kthyer mbrapsht bën ‘arti jonë’. Ky është kuptimi i emrit të djalit të Vedat Ademit…
ORGESA ZAIMI
“E quajtëm Bora, që jeta e saj të bekohet me bardhësi dhe mbarësi”, – tha këngëtarja Orgesa Zaimi pas lindjes së vajzës së parë…

JULKA
Ian, është emri që çifti Julka dhe Andy Gramm, vendosën për fëmijën e tyre të parë. Julka vuri re se Ian, edhe pse i ardhur nga Skocia si emër, nuk ishte krejt pa lidhje: tri gërmat e tij gjendeshin, edhe në emrin e Julkës, edhe të Andit.

ENEDA TARIFA
Eneda Tarifa e quajti Aria vajzën e saj të parë, siç titullohet edhe pjesa e saj e preferuar nga kompozitori i famshëm Bah, që është kolonë zanore tek “Il mondo di quark”.

INIS GJONI
Coco Antonel është emri që ka zgjedhur Inis Gjoni për v

ajzën e saj të parë… Këtë zgjedhje të veçantë show girl-i e ka argumentuar duke thënë se Coco-ja, ka qenë personazhi i preferuar i Arjanit (babait të vajzës, që fatkeqësisht nuk
jeton më) në komedinë “Salla e Banjës”, të cilën regjisorja e vuri në skenë në mars të vitit të 2011, ndërsa Antonel, është gjinia femërore e emrit të babait të saj, të cilin Arjani e kishte taksur t’ia vinte fëmijës së tyre të parë.
JEHONA SOPI
“Emri i vajzës sime Aria vjen nga ariet, që unë i pëlqej shumë dhe është gjithashtu emri i hotelit ku unë dhe bashkëshorti im
kaluam muajin e mjaltit”. Kështu e ka shpjeguar Jehona Sopi arsyen se pse zgjodhi këtë emër për vajzën.

TEUTA KURTI
Vajza e saj e parë quhet Aya, dhe emri ka kuptimin e një ajeti Kurani, libri të cilit Teuta Kurti i referohet për gjithçka në jetë.

ÇILJETA XHILAGA
Çiljeta Xhilaga ka vetëm 6 muaj që është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Fernando, duke moderuar kështu emrin e babait të saj Ferdinand, i cili gjatë gjithë jetës ka dashur të ketë një djalë.

INVA MULA
“Nina, është një refleksion i faktit që brezat po ripërsëriten dhe unë jam shumë e lumtur. Nina Mula ishte një grua e rrallë, e mrekullueshme, një nënë e shkëlqyer, dhe unë shpresoj shumë që Nina e vogël t’i ngjajë sadopak gjyshes së vet, që nuk arriti ta njihte”. Kështu u shpreh sopranoja e famshme Inva Mula në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pak orë pas lindjes, duke shtuar se emrin të voglës së saj ia vendosi i shoqi, Hetem Ramadani.
GERTA HETA
Luna! Kështu vendosën ta quajnë vajzën e tyre të parë, çifti Gerta Heta e Matko Djarmati… Luna, në shumë gjuhë të botës ka kuptimin e hënës, dhe ky ka qenë qëllimi pse bashkëshortët kanë zgjedhur këtë emër për të voglën e tyre.

ELSA LILA
Emri i vajzës së Elsa Lilës ka një kuptim tërësisht origjinal. Ajo vendosi ta quajë ende pa ardhur në jetë, Evita, për nder të nënës së saj, e cila nuk jeton më.

VIKENA KAMENICA
Fati e donte që ajo të bëhej nënë në vigjilje të Krishtlindjeve, ndaj dhe emri i vajzës së Vikena Kamenicës është Krista…

JONIDA MALIQI
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi zgjodhi një emër të lashtë ilir për fëmijën e saj të parë, të cilin e quajti Dan.

SONI MALAJ
Anna, quhet vajza e Soni Malajt dhe Mirkos, balerinit të “DWS”. Soni ka thënë se foshnjës iu vendos ky emër për nder të mamasë së Mirkos, bashkëshortit të saj.

INGRIT GJONI
Ndërsa e vogla e motrave Gjoni, Ingriti, vendosi ta quante Parid djalin e saj të parë, me dëshirën që edhe ai të bëhet i fortë si Paridi i Trojës

 
Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre 71357


05.08.2013
Burimi : Balkanweb

 
♛Melody♛
♛Melody♛

Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre Coolte21

Shteti Shteti : Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi