AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy”

Shko poshtë

Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy” Empty Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 03, 2013 7:23 pm

Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy” Zzzzzzz%20e-200x200Elhaida Dani, vajza 19-vjeçare nga Shkodra, që po mahnit gjithë Italinë me zërin e saj, gjatë performancave në “The Voice of Italy”, ka arritur të sigurojë kalimin për në turin e ardhshëm, pas performancave individuale “Live”, në një garim mes 4 kandidatëve të mbetur të skuadrës së Riccardo Cocciante-s.

Këngëtarja shqiptare këndoi “All by myself” të Celine Dion, duke shtangur të gjithë të pranishmit me forcën e zërit të saj, si dhe duke hedhur baza më të forta për një triumf të mundshëm në “The Voice of Italy”, e vlerësuar me superlativa si nga publiku italian në rrjetet sociale, ashtu edhe nga juria e specialistëve.

Muzikanti Piero Pelù, i grupit Litfiba, i mrekulluar tha se “me zërin që ka, kjo vajzë mund të bëjë ç’të dojë”. Raffaela Carra, që e cilësoi thjesht “të mrekullueshme”, bëri ç’është e mundur, që ta bindte për ta marrë në skuadër. Këngëtarja Noemi e vlerësoi së tepërmi dhe Riccardo Cocciante, që e ka në skuadrën e vet, po e ndjek me pasion të jashtëzakonshëm ecurinë e këngëtares, e cila konsiderohet nga shumë veta si fituese e këtij edicioni.

Mbrëmjen e djeshme, ajo u vlerësua përveçse nga juria, edhe nga telespektatorët e Rai Due, pavarësisht se publiku përzgjodhi Mattia Lever, për të vazhduar më tej.
♛Melody♛
♛Melody♛

Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy” Coolte21

Shteti Shteti : Elhaida Dani, tjetër sukses në “The Voice of Italy” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi