AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm

Shko poshtë

Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm Empty Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 6:34 am

Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm
Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm ZzzaNjë grua në SHBA ka thyer rekordin, pasi që nga viti 1979 ajo është arrestuar 396 herë, me 83 emra të ndryshëm. Ajo quhet Shermain Miles dhe është e njohur gjerësisht në Çikago, qyteti më i dhunëshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia bën me dije se në 92 raste ka përfunaduar në pranga për vjedhje, në 83 raste për sherre, në 59 raste për prostitucion, në 5 të tjera për grabitje.
Përballë një aktiviteti të tillë kriminal, dënimet ndaj saj kanë shkuar deri në 37 vjet, për shkak se shpesh dënimet kanë qenë të shkurta.
Tashmë gruaja është sërish në pranga, për agresionin ndaj një zyrtari të lartë, ndërsa gjykatësi vendosi që gruaja t’i nënshtrohet analizave mendore, për të verifikuar nëse mund të burgoset. Në lagjet e North Shore të Çikagos, Miles është e famshme për vjedhje dhe shpërndarje droge, duke bërë që banorët sapo ta shikojnë të lajmërojnë policinë, ku vetëm një dyqan lulesh gjatë verës së kaluar telefonoi policinë 25 herë për ta denoncuar.
Pikërisht lehtësia me të cilën 51 vjeçarja kryen një sërë veprash penale të njëpasnjëshme, shtyu gjyqtarin që të urdhëroi kontrollin e saj mendore.
♛Melody♛
♛Melody♛

Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm Coolte21

Shteti Shteti : Arrestohet 396 herë, me 83 emra të ndryshëm Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi