AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane

Shko poshtë

Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane Empty Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 5:47 am


Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane Qener-moshuarve-180613

Kushte jetese me standarte te larta per 35 te moshuarit qe marrin sherbim rezidencial ne Shtepine e te Moshuarve ne Tirane. Kjo eshte bere e mundur fale financimit nga buxheti i shtetit per rikonstruksionin dhe rehabilitimin e mjediseve te kesaj qendre publike qe ofron sherbim per moshen e trete dhe mbeshtetjes se TIKA – Agjensia Turke per Bashkepunim dhe Koordinim, per mobilimin e ambienteve te qendres dhe pajisjen e saj me fjalen me te fundit ne fushen e pajisjeve elektronike dhe mjekesore.
Duke e marre fjalen e inagurimin e ketij investimi Zv/Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, z. Kastriot Sulka, falenderoi agjensine turke TIKA per mbeshtetjen serioze qe ka dhene dhe vazhdon te jape ne fushen e sherbimeve sociale ne Shqiperi.
“Rritja e cilesise se sherbimeve per te gjitha kategorite ka qene ne qender te punes se Ministrise sone, u shpreh z.Sulka, dhe modeli i ngritur tashme ne Shtepine e te Moshuarve ketu ne Tirane eshte shembulli me i mire. Ky sherbim cilesor eshte mundesuar fale nje investimi qe kap shifren ne total prej 630 mije dollaresh, nga te cilat 500 mije dollare fonde te buxhetit te shtetit per rikonstruksionin e godines, rehabilitmin e mjediseve dhe rritjen e kapacitetit te qendres dhe 130 mije dollar donacion i TIKA per mobilimin dhe pajisjen e qendres me pajisjet e domosdoshme dhe te fjales se fundit ne fushen e mjekesise, por jo vetem.”
Zv/Ministri Sulka vuri ne dukje se ne vitet e fundit me fonde te buxhetit te shtetit jane rikonstruktuar qendra publike sociale ne te gjithe vendin per kategori te ndryshme si qendra per femijet, te moshuarit, personat me aftesi te kufizuara, grate e trafikuara etj. “Te tjera ende jane ne proces rikonstruksioni, theksoi Sulka, dhe synimi yne eshte ofrimi i sherbimeve cilesore dhe rritja e numrit te tyre ne te gjithe vendin.”
Per kandidatin per deputet te Partise Demokratike, njeheresh Minister i Ekonomise, z. Florion Mima, pjesemarres ne kete aktivitet, interesi i Qeverise per moshen e trete ne keto tete vite ka qene maksimal.
“Vete Kryeministri Berisha ju ka vizituar disa here ketu ne Shtepine tuaj dhe eshte njohur me problemet dhe kerkesat tuaja te drejta, iu drejtua z. Mima te moshurave, dhe cdo here ju ka bere premtime te cilat i ka mbajtur dhe qe ju kane permiresuar ndjeshem jetesen. Bashke takohemi disa here ne vit pasi jam mysafir i perhershem ketu, ndaj sot ndihem shume mire tek ju shoh te lumtur ne shtepine tuaj ‘te re’, dhe shfrytezoj rastin t’ju siguroj qe edhe ne kater vitet e ardhshme si deputet i zones do te jem prane jush dhe se Qeveria demokratike do te vazhdoje te punoje per t’ju ofruar nje jetese me dinjitet dhe nje pleqeri te bardhe”.
Drejtori i TIKA, z. Yahya Gulseven, vuri ne dukje bashkepunimin shume te mire me Ministrine e Punes ne realizimin e projekteve ne fushen sociale dhe theksoi se ky bashkepunim do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane Coolte21

Shteti Shteti : Kushte optimale per banoret e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi