AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të

Shko poshtë

Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të  Empty Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 18, 2013 12:01 am

Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të  AvokatiTIRANE – Institucioni i Avokatit të Popullit i rekomandon Ministrit të Shëndetësisë, të marrë masë disiplinore ndaj mjekes së spitalit të Burrelit, Fatmira Gjoka, për shkak të diskriminimit që kjo e fundit i ka bërë infermieres me shami Irma Haka.
Avokati i Popullit nisi një hetim administrativ, pas lajmit të botuar në “Gazetën Shqiptare”, lidhur me një incident të ndodhur ndërmjet mjekes endokrinologe Fatmira Gjoka, e cila ka refuzuar të punojë me infermieren Irma Haka, e cila është besimtare myslimane dhe mban shami.
Avokati i Popullit bëri të ditur se “ekspertët e këtij institucioni morën kontakte me drejtorin e spitalit si edhe me vetë znj.Irma Haka, të cilët pohuan se e kanë zgjidhur çështjen mes tyre. Konkretisht drejtori e ka falur mjeken dhe kushëririn e saj për konfrontimin fizik, ndërsa edhe vetë Irma Haka vazhdon punën e saj në spital por jo pranë mjekes Fatmira Gjoka, pasi ajo ka marrë lejen e zakonshme. Institucioni ynë tashmë është investuar lidhur me faktin se një punonjëse e administratës shtetërore, mjeke dhe intelektuale i është drejtuar një besimtareje duke thënë: “Ti je e mbuluar me shami, ky është institucion laik e jo fetar, dhe shteti është laik, ndaj shko e puno në ato institucione ku të lejohet të mbash shami.”
Duke e cilësuar sjelljen e mjekes si një shkelje të rëndë të etikës, Avokati i Popullit rekomandon: “Marrjen e masës disiplinore ndaj mjekes endokrinologe , të spitalit Burrel zj. Fatmira Gjoka. Angazhimin dhe ndërgjegjësimin e të gjitha strukturave shëndetësore, për mospërsëritjen e rasteve të diskriminimit jo vetëm ndërmjet personelit mjekësor, por edhe ndaj pacientëve që këto struktura trajtojnë.”
“Në përputhje me nenin 22 të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se; “Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit” lutemi ta shqyrtoni dhe të na vini në dijeni për qëndrimin tuaj ndaj këtij rekomandimi.”- përfundon kërkesa e AP-së.
15.06.2013
Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të  Coolte21

Shteti Shteti : Infermierja Me Shami, AP: Masë Disiplinore Për Mjeken Që Refuzoi Të Punonte Me Të  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi