Veçoritë e përsosura të Tokës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Veçoritë e përsosura të Tokës
Veçoritë e përsosura të Tokës
" Kushtet e veqanta mbi tokë që vijnë si rezultat i përmasave, përbërjes së elementeve të saj të përsosura dhe një orbitë gati rrethore në një distancë të përsosur nga një yll jetëgjatë, dielli, bënë të mundur mbledhjen e ujit mbi sipërfaqen e tokës."(Integrated Principles of Zoology) Pa ujin, jeta në tokë nuk do të mund të shfaqej.
Ekzistenca jonë kërkon një përpikëri të madhe.Shqyrtoni përmasat e tokës dhe pozicionin e saj lidhur me pjesën tjetër të sistemit tonë diellor.
Asgjëkundi në Univers nuk është gjetur ndonjë planet tjetër si toka. Vërtet, disa shkencëtarë u drejtohen disa dëshmive jotë drejtpërdrejta se disa yje kanë objekte që sillen në orbitë rreth tyre, të cilat janë qindra herë më të mëdhenj se toka.
Megjithatë toka jonë ka pikërisht përmasat e duhura për ekzistencën tonë. në qfarë kuptimi? Po qe se toka do të ishte pak më e madhe, graviteti i saj do të ishte më i fortë dhe hidrogjeni, një gaz i lehtë, do të mblidhej, duke mos pasur mundësi t'i largohej gravitetit të tokës.
Kështu, atmosfera do të ishte jo mikëpritëse për jetën. Nga ana tjetër, po qe se toka do të ishte pak më e vogël, oksigjeni i domosdoshëm për jetën do të largohej dhe uji në sipërfaqen e tokës do të avullonte.
Toka është, gjithashtu në një largësi ideale nga dielli, një faktor i domosdoshëm për lulëzimin e jetës. Astronomi Xhon Barrou dhe matematicieni Frank Tipler studiuan "raportin e rrezes e të largësisë së Tokës nga Dielli".
Ata nxorrën përfundimin se jeta njerëzore nuk do të ekzistonte "në qoftë se ky raport do të ishte pak më i ndryshëm nga sa është vëzhguar". Profesori David Blok vëren: "Llogaritjet tregojnë se, sikur toka të ishte vendosur vetëm 5% më afër diellit, mbi të gati 4.000 milionë vjet më parë do të kishte ndodhur një efekt serrë (një mbinxehje e tokës) i pakontrollueshëm.
Në anën tjetër, sikur toka të ishte vendosur vetëm 1% më larg diellit, mbi 2.000 milionë vjet më parë do të kishte ndodhur një efekt akullzimi i pakontrollueshëm (shtresa gjigante akulli do të mbulonin pjesën më të madhe të globit) - (Our Universe: Accident or Design?)
Përpikmërisë së mësipërme mund t'i shtoni edhe faktin se toka rrotullohet rreth boshtit të saj një herë në ditë, shpejtësia e duhur për të prodhuar temperatura të përshtatshme. Planetit Afërdita i duhen 243 ditë për një rrotullim të plotë. Vetëm mendoni sikur tokës t'i duhej po kaq kohë! Ne nuk do të mund t'i mbijetonim temperaturave ekstreme që do të rezultonin nga dita dhe net kaq të gjata.
Një hollësi tjetër jetësore është trajektorja e tokës rreth diellit. Kometat kanë një trajektore të gjerë eliptike. Fatmirësisht, nuk është kështu me tokën. Orbita e saj është pothuajse rrethore. Edhe një herë kjo gjë na parandalon të përjetojmë ekstremet vdekjeprurëse të temperaturës.
Nuk duhet të shpërfillim as vendndodhjen e sistemit tonë diellor. Sikur të ishte më afër qendrës së galaktikës Udha e Qumështit, efekti i gravitacional i yjeve fqinje do të shformonte orbitën e tokës. Në kontrast me këtë, sikur të gjendej tamam në skaj të galaktikës sonë, qielli i natës do të ishte pothuaj pa yje.
Drita e yjeve nuk është thelbësore për jetën, por a nuk i shton bukuri të madhe qiellit tonë natën? Dhe, duke u bazuar në konceptet e tanishme të Universit, shkencëtarët kanë llogaritur se në skajet e Udhës së Qumështit nuk do të kishte pasur mjaft elemente kimike të nevojshme oër të formuar një sistem diellor si i yni.

Similar topics
» Liqeni Baikal – Një nga mrekullitë më spektakolare natyrore të Tokës
» Numri i celularëve kalon numrin e banorëve të tokës?!
» Rrotullim misterioz i Tokës ? - Shkencëtarët pohojnë dukurinë
» Çfarë do të ndodhë më 31 maj? Asteroidi niset drejt Tokës
» Një Asteroid Rreth 3 Km, Kalon Pranë Tokës Më Datë 31 Maj!
» Numri i celularëve kalon numrin e banorëve të tokës?!
» Rrotullim misterioz i Tokës ? - Shkencëtarët pohojnë dukurinë
» Çfarë do të ndodhë më 31 maj? Asteroidi niset drejt Tokës
» Një Asteroid Rreth 3 Km, Kalon Pranë Tokës Më Datë 31 Maj!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi