AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin

Shko poshtë

Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin  Empty Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 17, 2013 6:48 am

Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin 
Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin  51bd88ac8a86a-370x290

 DURRES- Plot 72 çadra shiu shumëngjyrëshe janë instaluar këto ditë në rrugën “Xhamia”, e cila bashkon Bulevardin “Epidamn” (ish-Ruga Tregtare) me Xhaminë Fatih, e njohur edhe si xhamia e vogël e Durrësit.
Pak metra larg banderolave dhe posterave të forcave politike, që do të garojnë pas një jave për formimin e Parlamentit të ardhshëm, çadrat kineze të shiut i kanë dhënë një pamje ndryshe kësaj rruge, ndër akset më të rrahura të qytetit.
Nisma e një biznesmeni të ri, që kërkon rrugë të reja për të tërhequr më shumë klientë të rinj në lokalin e tij e ka kthyer rrugën me gjatësi 80 metra në një hapësirë të këndshme dhe në këto ditë janë shkrepur më shumë fotografi se në qendra të tjera të qytetit.
Në vapën që sapo ka filluar, çadrat e rrugës “Xhamia” më shumë se hije po krijojnë ndjesi argëtimi dhe qetësie, duke u bërë një shembull për t’a bërë qytetin bregdetar më atraktiv dhe mikpritës për pushuesit e vizitorët.

(BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin  Coolte21

Shteti Shteti : Durrës, dhjetra çadra shumëngjyrëshe shiu zbukurojnë qytetin  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi