Ministri Aldo Bumçi kërkon mrekulli te Kisha e Laçit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Ministri Aldo Bumçi kërkon
mrekulli te Kisha e Laçit
LAÇ - Kisha e Laçit bën mrekullira, këtë gjë e ka dëgjuar edhe Aldo Bumçi këto ditë, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Ai dje ka vizituar kishën e Shna Ndout, ku ka takur besimtarë dhe ka ndezuar qirinj.
“Këta duken këtej vetëm kur ka zgjedhje, se kanë hallin e tyre, se vitet e tjra nuk i kemi parë ndonjëherë. Bumçin nuk e kam parë ndonjëherë këtu, me sa mbaj mend unë.
Duan të bëjnë njerëzit për vete duke u dukur nga Kisha e Laçit, pasi e dinë që shumë katolikë e kanë pikë të dobët” shprehet një prej punonjësve të kishës, i cili ka mbi 10 vjet që i shërben vendit të shenjtë.
Ai me një zë të ulët na thotë “Sot (dje) kanë ardhur të gjithë këta që janë kandidatë të PD-së në Lezhë. Vijnë dhe luten këtë vit kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, në Qarkun e Lezhës, se mesa duke nuk i kanë punët mirë këtë rradhë” thotë ai.
Vizitori i veçantë i kishë së Shna Ndout, ka qenë i shoqëruar edhe nga miqtë e tij përfaqësues të partisë demokratike në rrethin e Kurbinit.Bashkë me të kanë qenë të pranishëm dhe drejtuesit vendorë të Partisë Demokratike, rrethit të Kurbinit, Gjergj Oroshi.
Bumçi bashkë me miqtë e tij ka qendruar mbi një orë në kishën e Shna Ndout. Pas takimit më drejtuesit e kishës, Aldo Bumçi është takuar me besimtarë, duke u buzëqeshur me shumë dashamirësi. Ndërsa qytetarët edhe pse në një vend të shënjtë, duket se nuk i janë shmangur dot përfshirjes së tyre në debatin për zgjedhjet.
“U puthën dhe u ndukën me të gjithë këta, se kanë merakun e karriges së tyre. Nuk la njëri ky ministri pa takuar” shprehet një besimtar. Ndërsa besimtarët të cilët janë takuar me të, pasi ka ikur ministri nuk i kanë kursyer as komentet.
“Edhe këtë vend duhet ta përdorin këta,nuk e di a ka ardhur herë të tjera ky njeri këtu. Që unë ashtu si dhe shumë të tjerë e njohim më shumë nga ato letrat që kanë vendosur për rrugë. Se si deputet që e këmi pasur deri tani, nuk e kemi parë ndonjëherë të vijë të na dëgjojë për hallet tona” thotë një burrë, që nga dialekti që flet duket që është nga Tirana.
Nën shoqërinë edhe të bashkëshortes së tij ministri i Jashtëm është lutur dhe ka ndezur qirinj në vendin e shenjtë, ashtu siç bënin të gjithë besimtarët e tjerë. Por, duke se Aldo Bumçi para se të vinte në vendin e shenjtë ka lexuar mirë edhe legjendat që ekzistojnë për të.
Kjo pasi rrugën për t’u larguar nga Kisha e Shna Ndout deri në qytetin e Laçit e ka bërë në këmbë. Sipas legjendës bekimin nga ky vend e merr vetëm atëherë kur ecën në këmbë gjatë rrugës që ka ndjekur shenjtori Shna Ndou.
Aldo Bumçi aktualisht është ministri i Jashtëm, njëkohësisht edhe deputet në qarkun e Tiranës. Aldo Bumçi aktualisht është i pari në listën për deputet në qarkun e Lezhës, në radhët e Partisë Demokratike.
(Foto: Ministri i Jashtem Aldo Bumçi në kishën e Shna Ndout)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.06.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ministri-aldo-bumci-kerkon-mrekulli-te-kisha-e-lacit-162143.html#sthash.rvdc6zaJ.dpuf

Similar topics
» E pabesueshme, shpëtoi për mrekulli nga vdekja
» Qeveria, Rama: 16 Ministri E 3 Ministra Shteti. Berisha: Ndarje Torte Për Orekse Të Sëmura
» Britani, kisha refuzon të pagëzojë djalin me prindër lesbike
» “Unë e vrava Ndreun, ai duhet të rrinte i ngujuar ose të merrte leje për të lëvizur pasi nuk ia kisha falur gjakun”
» I ati: “Seks me nënën që të bëhej burrë”, nëna: “Kisha frikë nga bashkëshorti, ndaj kryeja marrëdhënie me tim birë”
» Qeveria, Rama: 16 Ministri E 3 Ministra Shteti. Berisha: Ndarje Torte Për Orekse Të Sëmura
» Britani, kisha refuzon të pagëzojë djalin me prindër lesbike
» “Unë e vrava Ndreun, ai duhet të rrinte i ngujuar ose të merrte leje për të lëvizur pasi nuk ia kisha falur gjakun”
» I ati: “Seks me nënën që të bëhej burrë”, nëna: “Kisha frikë nga bashkëshorti, ndaj kryeja marrëdhënie me tim birë”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi