3-vjeçarja autike çuditi botën e artit me pikturat e saj
Faqja 1 e 1
3-vjeçarja autike çuditi botën e artit me pikturat e saj
Një vajzë autike, nga Anglia, vetëm tre vjeç ka tronditur botën e artit me pikturat e saj të jashtëzakonshme.
Iris Grace Halmshaë para pak kohësh nisi një terapi arti për shkak të sëmundjes së saj.
Piktura, jo vetëm ndihmoi gjendjen në të cilën kishte avancuar autizmi tek e vogla, pasi tani luan me prindërit dhe shfaqet më e lumtur gjatë jetës së saj të përditshme, por bëri të mundur të zbulohej edhe talenti i jashtëzakonshëm i saj.
Babai i të voglës, Peter-Jon Halmshaë tha se kur vajza e tyre nisi të pikturonte fillimisht u habitën dhe se pikturat e saj u dukeshin të mrekullueshme.
“Por ne jemi prindërit e saj dhe ashtu do të na dukej çdo gjë që ajo bën. Por kur shumë njerëz filluan t’i pëlqenin dhe të interesoheshin për pikturat e saj ishte akoma më e mrekullueshme”, tha ai për “The Sun”.
Prindërit vendosën të nxjerrin në shitje pikturat e Irisit, dhe ato nisën të shiteshin duke filluar nga 830 paund. Deri më tani, prindërit kanë shitur tetë piktura të Iris Grace.
Vajza tre vjeçare, e cila nuk komunikon me fjalë, u diagnostikua me autizëm vitin që shkoi dhe prindërit tregojnë se ajo as kontakt me sy nuk kishte me ta. Për këtë arsye provuan një sërë terapish të ndryshme në mënyrë që të ndihmonin vajzën e tyre të socializohej dhe të përmirësohej. Me sa duket e kanë gjetur rrugën e duhur.
/Shekulli Online/
Similar topics
» Olivia, 5-vjeçarja autike që lufton për të folur
» 17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë
» 10 Vjeçarja Që Shpëtoi 100 Jetë!
» 21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
» 17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë
» 10 Vjeçarja Që Shpëtoi 100 Jetë!
» 21-vjeçarja shqiptare e Bollivudit
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi