AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Shko poshtë

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë Empty Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 12:12 am

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë
TOKIO - Burri më i vjetër në botë ka vdekur sot në moshën 116-vjeçare. Japonezi Jiroemon Kimura, i lindur më 19 prill 1897, ka vdekur nga shkaqe natyrore në një spital të Kiotos thuhet në një deklaratë qeveritare. Kimura është njohur nga Rekordet Botërore të Guinness-it si personi më i vjetër i gjallë në planet në dhjetor të vitit 2012. Raportet thonë se ai ka punuar në një zyrë postare për rreth 40 vjet dhe se ka shtatë fëmijë.

Madje fqinjët thonë se ai ka punuar deri në moshën 90-vjeçare duke ndihmuar djalin e tij në një fermë bujqësore.  Ai është gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i 13 të tjerëve.

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë 81199

Në një intervistë për ditëlindjen e tij të 116-të ai tha se jetëgjatësia e tij ndoshta ishte falë dritës së diellit. Madje ai mori urimet edhe nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Sipas të dhënave të fundit, në Japoni jetojnë më shumë se 50 mijë njëqindvjeçarë, duke përforcuar reputacionin e saj për jetëgjatësinë. Vendi gjithashtu mburret me gruan më të vjetër në botë të jetesës, 115-vjeçarja Misao Okawa.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
 
- See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/nderron-jete-burri-me-i-vjeter-ne-bote-161885.html#sthash.EpcR16ye.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë Coolte21

Shteti Shteti : Ndërron jetë burri më i vjetër në botë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi