AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas”

Shko poshtë

“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” Empty “Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 9:46 pm


“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” Lajm-Shqip-profetitjpg3-300x189

“Nuk do i jepja Profetit as edhe një kafe falas”
Një grup islamik në Siri qëlloi për vdekje një djalosh 14- vjeçar përpara prindërve të tij, pasi e akuzonin për blasfemi sepse e kishin dëgjuar djaloshin duke thënë se “nuk do i jepja Profetit as edhe një kafe falas”.
Mohammad Qataa u qëllua në fytyrë dhe në qafë një ditë pasi u rrëmbye nga anëtarët e një grupi islamik të lidhur me Al Kaedan, që vepron në veri të Sirisë.
Një foto e publikuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tregon trupin e tij ku dallohet fytyra e mbuluar me gjak dhe e shkatërruar nga plumbi.
Qataa punonte si shitës në rrugë, kur tre anëtarë të grupit militant e dëgjuan atë duke bërë debat me një mik në lidhje me një pagesë.
Mendohet se djaloshi i kishte dhënë shokut të tij një kafe, të cilën ai duhej ta paguante më vonë.
Por kur shoku i tij refuzoi të paguante, Qataa i tha se ai as Profetit nuk ia jep një kafe falas.
Kaq ka mjaftuar dhe tre militantët islamikë e kanë akuzuar adoleshentin për blasfemi dhe fyerje të Profetit.
Ata e rrëmbyen vogëlushin dhe e sollën përpara prindërve. Shumë shpejt aty u mblodhën shumë kureshtarë.
(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
“Kushdo që mallkon profetin, ndëshkohet kështu,” tha njëri nga militantët ndërsa shkrepi automatikun mbi fytyrën e djaloshit. Më pas hipën në makinë dhe u larguan.
Nëna e adoleshentit ishte lutur që ata të mos e vrisnin.
Prindërit thanë se djaloshi kishte marrë pjesë edhe në një demonstrim pro- demokracisë në qytetin Aleppo.
Që prej vitit të shkuar, lagje të këtij qyteti kanë rënë në duart e brigadave islamike, përfshi Nusra Front, një grupim i lidhur me Al Kaedën./ep





“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” 218
“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” 318
 
 
♛Melody♛
♛Melody♛

“Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” Coolte21

Shteti Shteti : “Nuk Do I Jepja Profetit As Edhe Një Kafe Falas” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi