5 historite me te medha te dashurise
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
5 historite me te medha te dashurise
Historite e kaluara te dashurise sjellin me vete magjepsjen e kesaj ndienje te perjetshme. Sepse dashuria eshte e perjetshme, ne krahasim me historite, qe heret a vone perfundojne. Te gjitha historite e dashurise perjetojne momente kenaqesie dhe momente te komplikuara. Shpesh filmat romantike perfundojne me nje puthje, nje martese apo premtim, por pastaj askush nuk e di nese keto cifte jetojne perhere te lumtur, ndahen apo lidhen me te tjere. Ne kete artikull do te gjeni pese histori te medha dashurie.
Edward VIII dhe Wallis Simpson
Historia e Edward VIII eshte shume e njohur, sidomos ne Angli, sepse Edward vendosi te heqe dore nga froni per te qendruar me te dashuren e tij Wallis Simpson. Nese ju qellon te shihni filmin ‘Fjalimi i mbretit’, mund ta njihni me mire kete aventure qe ishte vendimtare per ngjitjen e ne fron te mbretit George. Edward u dashurua me nje grua te martuar dhe kjo gje shkaktoi skandal ne Angli ne fillim te shek.XX, sepse vete mbreti rezultoi te behej dashnor. Ky eshte versioni romantik, sepse ne realitet Wallis Simpson nuk donte te martohej me Edward.
Abelard dhe Heloise
Abelard dhe Heloise bejne qe te dashuruarit te enderrojne, ashtu si Tristan dhe Isotta, Paolo dhe francesca, Romeo dhe Zhuljeta. Mes tyre shpertheu nje pasion i madh, ajo ishte minorene dhe ai profesori i saj, i punesuar nga xhaxhai i saj. Historia komplikohet sepse kur xhaxhai meson per dashurine e tyre e perze Abelard. Por, Heloise mbet shtatzane dhe pas nje sere episodesh dramatike, profesori ka qellim te martohet me te ne fshehtesi per te mos demtuar karrieren e saj. Por problemi eshte se nuk ishte vetem profesor, por dhe klerik.
Napoleoni dhe Josephine
Historia e Napoleonit dhe Josephines eshte nga me te famshmet ne bote. Josephine ishte vleresuar gjithnje si nje bashkeshorte e respektueshme dhe e perkujdesshme. Por ne martesen e saj kishte shume hije. Para se gjithash nuk arrinin te benin femije dhe per pasoje mungonte e trashegimtar per perandorine e Napoleonit dhe ky ishte kthyer ne nje problem te madh, sa vendosen te divorcoheshin.
Luixhi XV dhe Madame de Pompadour
Madame de Pompadour ishte ‘dashnorja’ e Luixhi XV, mbase me e rendesishmja per te. Kane ndare plot 19 vjet bashke dhe kur vdiq ajo mbreti u deshperua shume. Te keqinjte thone se Madame ishte dashuruar me Luixhin per mireqenie dhe se nese ndahej nga ai, ajo do perfundonte ne trotuar.
Bonnie dhe Clyde
Bonnie dhe Clyde jane dy kriminele amerikane. Takimi i tyre ka versione te ndryshme, ka nga ata qe thone se jane takuar ne bar, ku Bonnie punonte kamariere dhe nga ata qe thone se, jane takuar ne nje shtepi prej nje shoqeje te perbashket. Historia e tyre eshte sentimentalizuar shume, por ne vertete thuhej se gruaja kishte probleme mendore dhe mbase, prej kesaj i terhiqnin me shume burrat e dhunshem. Pervec kesaj, vajza e re vdiq ne moshen 23 vjecare dhe ishte martuar prej 7 vitesh, por jo me Clyde.
12.06.2013
Burimi: Info Albania
Similar topics
» Kushtuar....."Dashurisë"!
» 10 sekretet me te medha qeveritare
» 14 Kuriozitete Rreth Dashurisë
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke
» 10 sekretet me te medha qeveritare
» 14 Kuriozitete Rreth Dashurisë
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi