Aty Ku Do Ndërtohet Xhamia, Do Ngrihen Edhe Dy Qendra Biznesi. Ambientalistët Protestojnë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Aty ku do ndërtohet xhamia e madhe e Tiranës do të ngrihen edhe dy qendra të mëdha biznesi, edhe pse nuk janë të parashikuara në planin e ri urbanistik të Tiranës.
Ndërkohë ka nisur prerja e pemëve në parkun që do pushtohet nga xhamia dhe dy qendrat e biznesit.
Ndryshe nga sa ndodh në Turqi, këtu nuk ka reaguar kush përveç një grushti ambientalistësh.
“Ata mendojnë se kjo hapësirë është e përshtatshme jo vetëm për një xhami, por edhe për dy vepra të tjera urbane. Nuk mund të mendosh të kesh një Parlament kaq afër me xhaminë dhe qendrat tregtare”, ka deklaruar ambientalisti Sazan Guri.
“Kryetari i bashkisë po shkel kushtetutën e Tiranës që nuk lejon cenimin e hapësirave të gjelbra të kryeqytetit, të frustruara me ndërtime”, ka denoncuar ambientalisti tjetër Lavdosh Ferruni.
Edhe vetë besimtarët myslimanë shprehen kundër kësaj nisme. “Flas së pari si qytetare dhe së dyti si myslimane e devotshme. Duhet të gjendet një formë tjetër. Të prishësh hapësirën e gjelbër nuk ka kuptim”, ka thënë një qytetare.
Ajo është ndër lulishtet e pakta të mbetura në kryeqytet, e cila pritet të kthehet shumë shpejt në një shesh ndërtimi. Ambientalisti Sazan Guri i ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra.
“Do t’i bëja një thirrje qytetarëve që të mos mbushin sheshet për fushatat, por t’i mbushin ato për atë që po i bëhet vendit. Nëse ata nuk pyesin për jetën e tyre, të pyesin për atë të fëmijëve të tyre”, ka thënë Guri.
10.06.2013
Burimi: Gazeta Tema

Similar topics
» Biznesi: 2013-a, vit i tmerrshëm
» Xhamia më e bukur në Evropë hapet në Kroaci
» Ambientalistët protestë para Parlamentit për ndërtimin e xhamisë
» Konferenca për sigurinë detare në Adriatik dhe Jon, Berisha: Të ndërtohet Korridori 8
» Studentë, gjimnazistë e qytetarë ngrihen kundër armëve kimike. Meta, protestueve: Parlamenti dhe qeveria jeni ju
» Xhamia më e bukur në Evropë hapet në Kroaci
» Ambientalistët protestë para Parlamentit për ndërtimin e xhamisë
» Konferenca për sigurinë detare në Adriatik dhe Jon, Berisha: Të ndërtohet Korridori 8
» Studentë, gjimnazistë e qytetarë ngrihen kundër armëve kimike. Meta, protestueve: Parlamenti dhe qeveria jeni ju
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi