Biznesi: 2013-a, vit i tmerrshëm
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Biznesi: 2013-a, vit i tmerrshëm
ARD KOLA
Klima politike po mbyt ambientet përreth, ndërsa biznesi po ndjek me shqetësim situatën deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Korrupsioni dhe informaliteti, ndjekur nga mungesa e një konkurrence të ndershme janë tre faktorët kryesorë pengues për pasjen e një klime të favorshme investimesh.
“Ne jemi të shqetësuar për klimën sociale dhe politike në vend, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor 2013. Një imazh i dëmtuar i vendit, një vit i tmerrshëm bazuar në çerekun e parë të rezultateve”, ishte një ndër komentet e anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, publikuar dje në Indeksin e Biznesit 2012-2013.
Për AmCham, dita e enjte ishte tepër e ngarkuar, pasi jo vetëm nuk u bënë publike gjetjet e indeksit, bazuar në anketën e realizuar për herë të parë, por sepse u zhvilluan edhe zgjedhjet për anëtarët e bordit dhe presidentin e Dhomës. Aktivitetin e përshëndeti ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ministri i Ekonomisë, Florion Mima.
“Indeksi mat elementë të rëndësishëm si politikat e qeverisë ndaj biznesit, nivelin e taksave, korrupsionit, informalitetit, zbatimin e ligjit dhe elementë të lidhur me performancën e aktivitetit dhe ekonomisë shqiptare”, u shpreh ambasadori në fjalën e tij. Kurse ministri Mima premtoi se do të qëndronte në krah të biznesit, duke u angazhuar se shumë probleme do të zgjidhen mjaft thjesht!
Indeksi i Biznesit të AmCham-it për 2012-n është 40.48 nga 100, me një tendencë në rënie për vitin 2013. Më shumë se gjysma e anëtarëve (rreth 58 për qind) konsiderojnë se klima e biznesit në Shqipëri vitin e kaluar ka qenë jo e favorshme ose aspak e favorshme dhe pritshmëritë për klimën e biznesit për 2013-n janë më të ulëta. Për 2012-n, të anketuarit (morën pjesë rreth 110 biznese, ose 60 për qind e anëtarëve të Dhomës) perceptuan nivelin e burokracisë qeveritare (66 për qind), ekonomisë informale (64 për qind), monopolin dhe konkurrencën e pandershme (58 për qind) dhe korrupsionin (57 për qind), si të lartë apo shumë të lartë.
Të anketuarit patën një perceptim pozitiv për faktorët si rendi dhe siguria në vend, infrastruktura, furnizimi me energji elektrike dhe prona private. Marrëdhënia me autoritetet doganore, tatimore, ministritë dhe qeverinë lokale janë perceptuar si pozitivë, ndërkohë që zbatimi i ligjit dhe i rregulloreve u perceptuan në të shumtën e rasteve negativisht.
Për 74 për qind të anëtarëve të AmCham-it, performanca e ekonomisë shqiptare për vitin 2012 ////ka rënë ose ka rënë ndjeshëm dhe 56 për qind e të anketuarve mendojnë se do të vazhdojë me këtë prirje edhe gjatë vitit 2013.
Pothuajse 45 për qind e kompanive u përgjigjën se kërkesa për mallra dhe shërbime ka pësuar rënie. Situata është e ndryshme tek kompanitë eksportuese, ku kërkesa e tyre për mallra dhe shërbime është rritur me 46 për qind në 2012-n dhe 36 për qind kanë pritshmëri se kjo kërkesë do të vazhdojë të rritet në 2013-n.
Ndërkohë që anëtarët e AmCham vazhduan të investonin në 2012-n, për një pjesë të madhe (51 për qind), është bërë e vështirë ose shumë e vështirë për të gjetur mundësi financimi dhe ata besojnë se kjo situatë do të vazhdojë edhe këtë vit (53 për qind).
Për 50 për qind të kompanive ishte e vështirë për të gjetur staf vendas të kualifikuar. Shumë prej tyre mbajtën ose e rritën shumë pak numrin e stafit të tyre vendas dhe synojnë të bëjnë të njëjtën gjë për vitin 2013.
Ambasadori Arvizu e konsideroi Indeksin e Biznesit të AmCham (IBA), një instrument të ri, që do të ndihmojë Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe anëtarët e saj të matin dhe krahasojnë çdo vit ecurinë e klimës së biznesit. Sondazhi u realizua në periudhën 20 shkurt deri më datën 5 prill 2013 dhe kishte 44 pyetje me zgjedhje, të grupuara në sesione logjike. Përgjigjet u dhanë nga presidentët e kompanive dhe drejtorët ekzekutivë.
Arvizu: Transparent, jo korrupsion
“Mos harroni se jeni anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ndaj do t’ju kërkoja të punoni në mënyrë sa më transparente dhe larg korrupsionit. Ambasada e SHBA-së do t’ju mbështesë për çdo shqetësim. Ne po punojmë vazhdimisht për të mbrojtur interesat e anëtarëve tanë dhe për të krijuar një klimë më të mirë biznesi në Shqipëri”
Mima: Ligjet, dy muaj kohë biznesit
“Jam i nderuar, se shumë prej jush i kam pasur kolegë, kam ndarë zyrën, ndaj dhe ndiej emocion. Po ju them që në fillim se do të më keni partner, me mish dhe me shpirt për çdo shqetësim tuajin. Mendoj se duhen rishikuar shumë çështje: në radhë të parë miratimi i ligjeve, ku më herët biznesit t’i jepet kohë për konsultim”
Zgjedhjet: Marc Crawford, Presidenti i ri
Pas një viti në krye të AmCham, David Anderson lë detyrën në mbyllje të mandatit, kurse Dhoma Amerikane zgjodhi Marc Crawford, si president për dy vitet e ardhshme. Crawford vjen nga bota e financave, tregu i brokerave, me një përvojë profesionale 10-vjeçare. Dy anëtarët e rinj të bordit janë Flutura Veipi dhe Peter Clavele.

Similar topics
» Një lajm i tmerrshëm vjen nga Siria, Al-Kaeda: Të nisim “luftën e shenjtë”
» Aty Ku Do Ndërtohet Xhamia, Do Ngrihen Edhe Dy Qendra Biznesi. Ambientalistët Protestojnë
» Horoskopi ditor - Maj 2013
» Horoskopi Tetor 2013
» Horoskopi Ditor Per Muajin Korrik 2013
» Aty Ku Do Ndërtohet Xhamia, Do Ngrihen Edhe Dy Qendra Biznesi. Ambientalistët Protestojnë
» Horoskopi ditor - Maj 2013
» Horoskopi Tetor 2013
» Horoskopi Ditor Per Muajin Korrik 2013
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi