24 Fuqi të Karakterit Personal
Faqja 1 e 1
24 Fuqi të Karakterit Personal
Më poshtë vijon lista e 24 fuqive të karakterit personal, të grupuara në 6 kategori:
I)Fuqitë e Mençurisë dhe diturisë: Fuqitë njohëse të cilat detyrojnë përvetësimin dhe përdorimin e njohurive.
1. Kreativiteti [origjinaliteti, zgjuarsia]: të mendojmë për mënyra produktive për të konceptuar dhe bërë gjëra.
2. Kurioziteti [interesimi, kërkimi për gjëra të reja, të qënit I hapur ndaj eksperiencave]: të kesh interes për eksperiencat e kaluara në ineres personal, duke eksploruar dhe zbuluar.
3. Mendje- gjërësia [gjykimi, të menduarit kritik]: Të mendosh gjërat dhe ti ekzaminosh ato nga të gjitha anët; duke peshuar të gjitha evidencat me drejtësi.
4. Dëshira për të mësuar: zotërimi I aftësive të reja, temave dhe njohurive.
5. Prespektiva [mençuria]: të jesh në gjendje tju japësh keshilla të zgjuara të tjerëve; të kesh mënyra që kanë kuptim për mënyrën se si ti e sheh botën per ty dhe për njerëzit e tjerë.
Fuqitë e Kurajos : fuqitë emocionale që përfshijnë ushtrimin e vullnetit për të përmbushur qëllimet përballë kundërshtimeve të jashtme dhe të brendshme.
6. Trimëria [vlera]: mos u druaj nga kërcënimet, sfidat, vështirësitë, ose dhimbja; duke vepruar me bindje.
7. Këmbëngulja [ngulmimi, zellshmëria]: përfundimi I asaj që nis; duke këmbëngulur gjatë veprimit pavarësisht pengesave.
8. Ndershmëria [vërtetësia , ndershmëria]: prezantimi I vetes në mënyrë të sinqertë; duke marrë përgjegjësi për për ndjenjat dhe veprimet tona.
9. Gjallëria [vrulli, entuziazmi , forca, energjia]: përqasja e jetës me gjallëri dhe energji; të ndjerit I gjallë dhe aktiv.
II)Fuqitë e Humanizmit: fuqitë ndërpersonale që përfshijnë drejtimin dhe ndihmimin e të tjerëve.
10. Dashuria : vlerësimi I marrëdhënieve të ngushta me të tjerët, veçanërisht ato në të cilat ndarja dhe kujdesi janë reciproke.
11. Mirësia [bujaria, edukimi, kujdesi, dhembshuria , dashuria altruiste, "këndshmëria"]: Tju bësh ndere dhe vepra të mira të tjerëve.
12. Inteligjenca sociale [inteligjenca emocionale, inteligjenca personale]: Të jesh I informuar për motivet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe vetes.
Fuqia e Drejtësisë: E drejat qytetare që gjendet në jetën e shëndoshtë të komunitetit.
13. Qytetaria [pergjegjësia sociale, besnikëria, bashkëpunimi]: Të punosh mirë si pjestar I një grupi apo skuadre; të jesh besnik ndaj grupit.
14. Paanësia : Trajtimi I njerëzve në të njëjtën mënyrë në përputhje me nocionin e drejtësisë; duke mos I lejuar ndjenjat personale të ndikojnë ne vendimet tona për të tjerët.
15. Udhëheqja:: Inkurajimi I një grupi ku je pjestarë për të arritur kryerjen e të gjithë gjërave dhe në të njejtën kohë edhe mbajtjen marrëdhënie të mira brenda grupit.
III)Fuqitë e Përmbajtjes : fuqi që të mbrojnë kundër tejkalimit.
16. Falja dhe mëshira: të falësh ato që kanë bërë një gabim.; të pranosh të metat e të tjerëve; tju japësh njerëzve një shans të dytë.
17.Përulësia/ modestia: të most ë të duket vetja më I veçantë se të tjerët.
18. Maturia: Të qënit I kujdesshëm rreth zgjedhjeve; të mos marrësh rrezik të tepruar. .
19. Vetë-kontrolli: të jesh I disiplinuar, të kontrollosh emocionet.
Fuqitë e Epërsisë: fuqi që krijojnë lidhjet tek universi I madh dhe prodhojnë domethënie.
20. Vlerësimi I bukurisë dhe përsosmërisë [frika, habia, përmirësimi]: Vlerësimi I buklurisë, përsosmërisë, dhe /ose aftësive performuese në fuhs atë ndryshme të jetës.
21. Mirënjohja: të jesh I informuar dhe mirënjohës për gjërat e mira që ndodhin, të marrësh kohë për të shprehur falenderimet.
22. Shpresa [optimizmi, e ardhmja , oriientimi për të ardhmen]: Pritja e më të mirës për të ardhmën dhe të punosh për ti arritur këto të mira.
23. Humori [shakaja]: Dëshira për të qeshur dhe ngacmuar; duke ju shkaktuar të qeshura të tjerëve; të shohësh anën e ndritur
24. Spiritualiteti [besimi, synimi]: Të kesh besime koherente rreth synimeve më të larta, domethënies së jetës, dhe domethënies së universit.
Similar topics
» Halimi: Hyn ne fuqi paketa penale, garanci per qytetaret
» Kinë, në fuqi nga 1 korriku ligji më i pabesueshëm të gjitha kohërave!!!
» E pabesueshme! Nëna i porositë arkivolin, por ajo… mblodhi fuqi dhe mposhti si vdekjen dhe anoreksinë!!!
» Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon” (video)
» Në Kaliforni të SHBA, çiftet homoseksuale mund të celebrohen në martesë Një orë pas hyrjes në fuqi të ligjit, dy gra janë lidhur në martesë
» Kinë, në fuqi nga 1 korriku ligji më i pabesueshëm të gjitha kohërave!!!
» E pabesueshme! Nëna i porositë arkivolin, por ajo… mblodhi fuqi dhe mposhti si vdekjen dhe anoreksinë!!!
» Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon” (video)
» Në Kaliforni të SHBA, çiftet homoseksuale mund të celebrohen në martesë Një orë pas hyrjes në fuqi të ligjit, dy gra janë lidhur në martesë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi