AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji

Shko poshtë

Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji  Empty Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 09, 2013 5:07 am

Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji
Shkruar nga: TemA


Sali Berisha: Të dashtun miq! U kam thënë që Rama i shkon gjithmonë afër fitores, por në fund barazim del. Dhe kur del barazim, asht detyra jonë me e marrë fitoren. PërPara!



Bujar Nishani: Nuk më kujtohet emri i atij lojtarit që bëri golin për ekipin tonë, por di të them se Berisha nuk kishte faj për golin që hëngri. Unë jam shumë i gëzuar që kryeministri Berisha pranoi ta shikonim bashkë ndeshjen dhe të ulej afër meje në stadium. Në disa raste ai më përshëndeti dhe buzëqeshi dhe këto ishin momentet më të lumtura gjatë ndeshjes.



Ridvan Bode: Ishte rezultati më i mirë i pritshëm. Vërtet nuk morëm tre pikë, por mbi të gjitha nuk harxhuam 200 mijë euro kot për futbollistët, që ua premtoi Doktori. Kjo është një shenjë po ashtu që zgjedhjet do të dalin barazim, që do të thotë fitojmë ne.



Rajmonda Bulku: Edhe një nga fisi im, që ishte në ndeshje, nuk ishte në lartësinë e duhur. Kisha gjysmë ore që ja bëja tik- tak, tik –tak, po afron fundi dhe ai nuk e kishte mendjen derisa hëngri gol.



Jozefina Topalli: Si asht e mundun mar zot që ky Basha dhe në lojë merr karton të verdhë se e kap topin me dorë. Si s’mundet ky njeri me njoftë ligjin ni herë. Dhe don me kenë dhe kapiten pa le.



Lulëzim Basha: Është e pafalshme që të lësh fitoren për 3 minuta. Ndeshja duhet të shtyhej derisa të bënim ne gol, pasi vullneti i tifozëve duhet respektuar. Nuk e kuptoj si nuk kërkoi trajneri jonë, që pas golit, të lejohej të bëhej dhe gol me dorë. Si mund të lësh ndeshjen barazim?!



Edi Rama: Djemtë e Kombëtares ishin të shkëlqyer në fushë, por ata nuk e dinin se në shkallët e stadiumit ishte ngjitur katragjyshi me antiplumb, që është tersi i gjithë shqiptarëve. Fati e keq e solli për herë të parë e të fundit në stadium t’i ngrinte buzëqeshjen në buzë tifozëve. Më 23 qershor Rilindje!



Ilir Meta: Kot sa lodhet Rama dhe Berisha. U kam thënë që barazim del loja. Jemi ne ata që vendosim. Për sa kohë që do më lini jashtë, s’keni për të fituar. Ne ecim më shpejt!



Skënder Gjinushi: Për të shkatërruar Shqipërinë mjafton një Berishë, për të shkatërruar kombëtaren ishin dy. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.



Bamir Topi: Kështu është kur në vendin tim në tribunë ulen njerëz nga shpellat, që nuk dinë ç’është qytetaria.



Kreshnik Spahiu: Loja ishte një shembull i pastër i marrëveshjes Rama- Berisha. Njëri bëri gol, tjetri hëngri gol dhe Shqipëria me këta do mbetet në vendnumëro. Kemi 22 vjet me këto pazare. Vetëm kuqezinjtë bëjnë ndryshimin.



Nard Ndoka: Kur del barazim një ndeshje, as ke fituar, as ke humbur!
♛Melody♛
♛Melody♛

Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji  Coolte21

Shteti Shteti : Komentet e politikanëve kryesorë pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi