AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajzat i ruan frika

Shko poshtë

Vajzat i ruan frika Empty Vajzat i ruan frika

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 07, 2013 10:31 pm

Nga Kimete Berisha



E pse pra i thua vetes vajzë muslimane, pa e lexuar dhe pa e njohur fenë që e ke pranuar kur je deklaruar edhe publikisht!

Je muslimane, sepse ka qenë e besimit musliman familja jote;

E ke pranuar fenë islame, pa asnjë ceremoni, sepse kështu e ke trashëguar nga familja jote;

I thua vetes muslimane, pa e lexuar as Kur’anin, librin udhërrëfyes për musimanët.

Ti a je muslimane?

Po- je muslimane!

Ani pse pra po çuditesh me fjalët e hoxhës nga Prizreni. Hoxha nuk ka fantazuar. As nuk ka zbuluar asgjë të re, as nuk ka qenë aspak kreativ në fjalimin e tij. Zotëriu ka folur ekzaktësisht duke u bazuar në librin e shenjtë të muslimanëve, në Kur’anin.

Ti a je hidhëruar me hoxhën që po e reciton Kur’anin që e sanksionon marrëdhënien seksuale para martesës dhe e konsideron mëkat, apo je hidhëruar me Kur’anin që është kategorikisht kundër marrëdhënieve seksuale paramartesore dhe ato i vlerëson si mëkat.

Për Kur’anin janë të pranueshme, të lejueshme vetëm marrëdheniet seksuale në martesë. Bindu.

Këtë është dashur ta dish ti muslimane që hidhërohesh me Kur’anin, dhe të gjithë ata që e konsiderojnë veten muslimanë. Libri i shenjtë musliman i kualifikon si të pamoralshme të gjitha vajzat që bëjnë marrëdhënie seksuale përpara martesës.

Por edhe djemtë. Ky ligj fetar që rregullon marrëdhëniet seksuale, vlen edhe për meshkujt. As meshkujt nuk bën të lëshohen në marrëdhënie intime me ndonjë grua apo vajzë, përveç nëse e kanë grua.

Hoxha nuk e tha. Harroi t’ua ndalojë edhe vajzave të virgjëra muslimane që të martohen me djem që kanë pasur marrëdhënie intime para martesës. Është mësim kategorik se marrëdhëniet seksuale për të dy gjinitë lejohen vetëm në shtratin e martesës.

Ti a dëshiron ta ndryshosh Kur’anin, apo kërkon nga hoxhollarët që të bëjnë reforma përmbi Kur’anin. Nuk munden. Hoxhallarët e Kosovës nuk mund t’u prijnë reformave. Sepse, s’janë qendra e islamizmit.

Feja muslimane asnjëherë nuk ka pasur reforma.

Sipas kalendarit islam, tani jemi në vitin 1434. Nëse të pëlqen dhe i thua vetes muslimane, pranoje që jeni duke jetuar në vitin 1434, nëse s’të pëlqen që jeni duke jetuar në vitin 1434 pse hidhërohesh atëherë?

Pse bën alkimi që të bindësh miliona njerëz se sa është sahati në Kur’an dhe në cilin vit janë duke jetuar gregorianët. Ti nuk mund të jetosh me kalendarin gregorian, ndërsa të prezantohesh si muslimane.

Mundesh. Ama, vetëm derisa ta reciton ty hoxha i Prizrenit Kur’anin.

Partia Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka promovuar agjërimin kolektiv të anëtarëve të partisë publikisht nëpër restorante të Gërmisë, dhe herë pas here në kohë krizash është mbështetur te Zoti, si kundërpërgjigje Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte parti pro-perëndimore.

Reagimet e para ndaj fjalimit të hoxhës nga Prizreni vijnë nga PDK-ja muslimane. Sepse vetëm muslimanet e PDK-së nuk e kanë pasur të qartë se nuk mund të jenë në të njëjtën kohë pak musliman, pak katolik, pak ateist, pak të pinë verë të kuqe, dhe një herë në vit t’i fshijnë disa “mëkate” me tri ditë agjërim.

Nëse s’janë vajza muslimane, s’kanë pse zemërohen. Se, fjalimi i hoxhës nuk vlen për to. Nëse janë muslimane, le të nisin e le të lexojnë Kur’anin e tyre për ta kuptuar se çka është të jesh vajzë muslimane.

Fenë shqiptarët e kanë praktikuar si valle folklorike pa ia ditur përmendësh të gjitha strofat e këngës dhe pa ua njohur kuptimin.

Besimi është bartur nga gjenerata në gjeneratë, si traditë familjare, dhe shumica absolute as nuk e kanë pasur dhe as nuk e kanë të qartë fenë të cilës thonë se i përkasin.

Feja nuk është trashëgimi familjare, as kulturore, feja për mua është besimi që e krijon njeriu i vetëdijshëm pasi që e njeh, e studion dhe i pëlqejnë mësimet që i gjen në cilëndo fe.

Edhe të krishterët i konsiderojnë marrëdhëniet seksuale paramartesore si mëkat i madh, për të dy gjinitë. Se edhe Adami (Ademi), edhe Eva (Hava), u joshën në mëkat nga kënaqësia e jetës.

Paul Apostle tha se “trupi i përket Zotit dhe tempullit të tij, kështu që marrëdhëniet seksuale paramartesore janë mëkat dhe kurvëri (1 Corinthians 6:9). Janë kundër seksit paramartesor edhe katolikët, edhe ortodoksët.

As hebrenjtë nuk i miratojnë marrëdhëniet seksuale paramartesore. Bile edhe budistët nuk janë plotësisht të qartë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale paramartesore. Sepse, budistët e mësojnë abstenimin nga kënaqësitë dhe nevojat e jetës në përgjithësi:

“Jeta është vuajtje. Vuajtjen e shkakton dëshira për jetë. Për t’u çliruar nga vuajtja, duhet të çlirohesh nga dëshira për jetë”.

Ky mësim budist, kjo moto për mua është një e vërtetë fisnike.

Vetëm satanizmi nuk e ndalon marrëdhënien seksuale paramartesore. Satanistët janë edhe pro marrëdhënieve LGTB.

U hidhërova me hoxhën që shau sllavisht kur tha se në fund ato kurvat (kurvë është shprehje sllave që do të thotë grua e përdalë), dështojnë në jetë dhe e marrin ndonjë “vejan”. Të jesh i ve, e ve, nuk është profesion, as nuk është fajtor i veu apo e veja që i ka vdekur burri apo gruaja. Vdekja e tyre nuk i bën këta njerëz të këqinj dhe kurrkushi.

Hoxha flet shumë dhe han shumë. Feja muslimane thotë që njerëzit duhet të jenë modest, të hanë pak dhe të mos e kenë barkun e madh siç e kish hoxha, se kjo tregon babëzinë e tyre. Aq më tepër muslimanët thonë se s’ka gjë më mirë, parajsën do ta gëzojnë ata njerëz që para se të vdesin mbesin asht e lëkurë, e në botën tjetër çojnë sa më pak mish që të jetë e mundur.

Hoxha harroi të jetë i mëshirshëm. I ftoi djalërinë që t’i hudhin “si meçkat” (meçkë është fjalë sllave që në shqip do të thotë arushë, bushtër, kudër, femra e qenit, grua e ligë), femrat e përdorura.

Këtu hoxha doli jashtë Kur’anit, sepse Zoti është i plotfuqishëm, i gjithëmëshirshëm dhe fal.

Por, mizogjinët e Kosovës nuk reaguan përpara grave deputete, për t’i mbrojtur nga ndëshkimi i Zotit vajzat që vet burrat ua marrin“dhuratën e virgjinitetit”!

Për shkak të rivalitetit fetar, u gjet shqiptar që edhe Nënë Terezës i tha kurvë. Por, edhe jashtë rivalitetit fetar, rivaliteti politik dje, e bën të paharrueshme fyerjen e komunistit antishqiptar, Ali Shukriu i cili për qejf të serbëve i quajti femrat shqiptare “lavatriçe për prodhimin e fëmijëve”. Ndërsa, Sali Berishën e dëgjova me veshët e mi duke e quajtur ish- gruan e Edi Ramës si një femër e dështuar që sillet rrugëve si e mjerë.



P.S. Në luftën e përgjakshme ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit:

Në luftën permanente mes Krishterizmit dhe Islamizmit:

-Fituan ateistët dhe satanistët.

-Gjysma e më shumë e botës janë deklaruar ateistë.

-Sepse, ateizmi e satanizmi nuk ua ndalojnë njerëzve të jenë mëkatarë.

Dhe, nuk kërkojnë nga njerëzit të jenë të shenjtë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Vajzat i ruan frika Coolte21

Shteti Shteti : Vajzat i ruan frika Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi