AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Depresioni, Mania Dhe Frika

2 posters

Shko poshtë

Depresioni, Mania Dhe Frika  Empty Depresioni, Mania Dhe Frika

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 7:18 pm

Depresioni, mania dhe frika. Emërtimi depresion vjen nga fjala latine, “deprimere” që do të thotë, më shtyp, më goditë, më ndrydh, e rrëzuar diçka përdhe me goditje.

Definicioni – Depresionet janë çrregullime psikike afektive që shkojnë me humor të rënë. Me fjalë të tjera depresioni paraqet spostim, rënie, të instinkteve dhe të epsheve, të cilat paraqesin shtytje të brendshme për aktivitete dhe procese jetësore.

Kohëzgjatja – Depresionet e patrajtuara (të pashëruara) mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite derisa ato kronifikohen.

Shpeshtësia- Rreth 20% e të të gjithë njerëzve së paku njëherë në jetën e tyre vuajnë nga depresionet

Prevalenca gjinore- Femrat vuajnë nga depresionet më shumë se meshkujt

Shkalla e depresioneve – Sipas rastit, depresionet mund të jenë të lehta, mesatare dhe të rënda

Llojet e depresioneve

Më i njohuri është depresioni bipolar, i cili përbëhet nga episodi depresiv që zgjatë dy-tre muaj dhe vazhdon si episod me mani, i cili po ashtu zgjatë dy-tre muaj. Episodet e tilla me depresion dhe mani ndërrohen në mënyrë alternative dhe si të patrajtuara mund të zgjasin për vite të tëra.

Depresioni neurotik shkaktohet nga faktorët e jashtëm rrethanorë, përfshirë këtu edhe ngarkesat psikike të cilat krijohen në mesin e anëtarëve të familjes, por edhe tek ata që vuajnë njëkohësisht nga sëmundjet psikike.

Shenjat e depresionit:

Shenjat kryesore të depresionit janë humbja e pjesshme ose e plotë e aftësisë për t`u gëzuar, për të dashur dhe për t’u pikëlluar

Shenjat dytësore të depresionit varën sipas shkallës dhe llojeve të depresioneve. Kështu depresivët sipas rastit vuajnë nga brengat, frikat dhe pasiguritë e tepruara lidhur me të ardhmen. Ndjehen të lënë, të braktisur, të pa ndihmuar, të pavlerë, të paaftë e të nënvleftësuar. Vuajnë nga lodhjet dhe pafuqitë trupore e shpirtërore, nga mungesa e koncentrimit dhe e vëmendjes, nga harresat, nga të menduarit e ngadalësuar, nga mendimet negative dhe pesimiste, nga paaftësia për të pasur vullnet dhe për menduar pozitivisht, për të dashur e për të bërë seks etj. Më tej ata vuajnë nga çrregullimet e gjumit, zgjimi i vështirë në mëngjes pa asnjë shpresë e vullnet. Kështu është i njohur depresioni i thellë i mëngjesit dhe i paradites, i cili zakonisht përmirësohet gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Edhe humbja e oreksit, marrja e pakët e ushqimit dhe humbja e peshës janë shenja të depresionit. Dhe së fundi pjesë e shenjave të depresionit janë edhe një seri simptomash trupore si p. sh: topitjet e kokës, ndjenja e kokës së tejmbushur ose zbrazur, pengesat në frymëmarrje (lëmshi topi në fyt apo në gjoks), pengesat e barkut (topi, lëmshi në lukth), dhimbjet e muskujve të qafës të shpatullave, të kurrizit etj.

Mania

Terminologjia -Emërtimi mani rrjedhë nga fjala greke “mania” që do të thotë shpërthim, zemërim, tërbim, çmenduri, marrëzi.

Definicioni – Mania si edhe depresioni paraqet një çrregullim afektiv me humor (disponim) dhe shtytje të brendshme (instinkte dhe epshe) të rritura mbi nivelin e zakonshëm të normalitetit.

Kohëzgjatja – Gjendjet me mani quhen episode me mani të cilat zgjasin dy-tre muaj. Te depresioni bipolar episodet me mani i vijnë pas episodeve me depresion

Shenjat e manisë:

Tejngacmueshmëria si pasojë e rritjes së shtytjeve të brendshme

Humori (disponimi) i rritur dhe intensiv

Rritja e vetëdijes dhe e kthjelltësisë mendore pa ndonjë arsye

Aktivitete trupore dhe mendore të vazhdueshme për pa gjetur qetësim

Ndjeshmëri e pakët deri e munguar në raport me nevojat e të tjerëve

Veprime dhe sjellje të guximshme të papenguara /të pakontrolluara/

Ardhja e vazhdueshme dhe e shpejtë e ideve të reja njëra pas tjetrës për shkak të asociacioneve të shumta

Gjatë bisedës ikje (shmangie) nga tema kryesore dhe marrje me tema dytësore pa u kthyer sërish te tema kryesore

Biseda e vazhdueshme pa pikë e pa presje (logorea) sa që tjetri e ka vështirë ta kuptojnë

Paranoja e madhështisë në formën e mendjemadhësisë (megalomanisë)

Rënie e vëmendjes në raport me ambientin për shkak të angazhimit intensiv me idetë vetjake

Rënie drastike e nevojës për të fjetur

Këshilla:

Të varurit nga depresioni duhet që me kohë ta kërkojnë shërimin e tyre nga personat profesionistë, te psikiatri dhe psikologu

Sipas rastit ata përveç psikoterapive duhet të marrin edhe antidepresivë

Çrregullimet e frikës

Aspekti i përgjithshëm:

Terminologjia – Fjala greke, “pfobos” do të thotë, frikë, trembje nga objektet e caktuara, p. sh: hidrofobia nënkupton frika nga uji, tanapfobia nënkupton frikën nga vdekja, klaustrofobia paraqet frikën nga ambientet e ngushta. Sipas objektit i cili shkakton frikë, fobitë janë të shumta

Çfarë është frika normale?

Jo çdo frikë paraqet çrregullim të frikës. Frika optimale paraqet një afekt emocional normal dhe të domosdoshëm, përkatësish një alarm të dobishëm në raport me kërcënimet dhe rreziqet reale që i kanosen njeriut.

Çfarë është frika patologjike ose frika e çrregulluar, e sëmurë?

Frika patologjike ose e sëmurë paraqet frikën e tepruar ose të pakësuar ndaj faktorëve kërcënues e rrezikues për shkak të çrregullimeve të frikës

Kur ndodh frika e çrregulluar?

Frika e çrregulluar/e sëmurë ose patologjike/ndodh sa herë që rrezikshmëria e një fenomeni real mbivlerësohet ose nënvlerësohet

Frika në formën e atakut panik ndodhë pa ndonjë rrezik real

Llojet e frikave

Llojet e frikave janë të shumta, por frikat kryesisht ndahen në:

- Në frika të përgjithshme ose jo specifike të cilat nuk kanë të bëjnë me frikat nga objekte dhe situata të veçanta e të caktuara

- Frika të veçanta ose specifike të cilat kanë të bëjnë me frikat nga objekte e situata të caktuara

Si shfaqet frika e çrregulluar

Kur frika i mbizotëron emocionet dhe sjelljet e të goditurve ajo paraqet çrregullim dhe diagnozë në vetvete, kurse kur ajo paraqitët në kuadër të çrregullimeve të tjera psikike, paraqet vetëm një simptomë të çrregullimeve të tilla

Ka pak çrregullime psikike që nuk e kanë simptomën e frikës

Aspekti specifik:

Duke pasur parasysh se të varurit nga frika të cilët vuajnë njëkohësisht edhe nga çrregullimet psikike, sipas rastit mund të bëjnë veprime kërcënuese dhe të rrezikshme ndaj të tjerëve dhe sipas rastit edhe ndaj vetes. Tek anëtarët e familjes dhe te të tjerët me të cilët jetojnë, ekziston frika se çfarë veprimi të papritur mund të ndërmarrin të varurit nga frika me çrregullime psikike në secilin moment të ardhshëm. Frika e tillë është e përgjithshme dhe jo specifike sepse nuk është fobi nga ndonjë objekt i caktuar. Me kalimin e kohës dhe sipas rastit te të varurit nga frika mund të paraqitën edhe fobi specifike që kanë të bëjnë me objekte të caktuara.



31.05.2013

Burimi: Shekulli.com
♛Melody♛
♛Melody♛

Depresioni, Mania Dhe Frika  Coolte21

Shteti Shteti : Depresioni, Mania Dhe Frika  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Depresioni, Mania Dhe Frika  Empty Re: Depresioni, Mania Dhe Frika

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 3:03 am

DEPRESIONI
20 pyetje  - 20 përgjigje
 
 
    Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po kalon në një gjendje DEPRESIVE.
Gjatë proceseve të shumta në rrugëtimin jetësor, pothuajse që të gjithë, ballafaqohemi me sfida të ndryshme. Ato janë, herë më të dobëta, e herë-herë tejet të fuqishme sa që arrijnë tek ne, të lëkundin dukshëm ekuilibrin emocional dhe të shkaktojnë çrregullime të gjendjes shpirtërore.
            Zakonisht, çrregullimet e gjendjes shpirtërore ndodhin si rezultat i shumë faktorëve,  duke filluar nga dështimet e ndryshme gjatë përpjekjeve për arritjen e ndonjë qëllimi, e deri tek ato më të rëndat - humbja e personave më të afërt. Natyrisht, nuk përjashtohet as trashëgimia gjenetike. Shkaqe të tjera që provokojnë çekuilibrin emocional, sipas psikologjisë, janë edhe:
- probleme të ndryshme personale e sociale;
-sëmundjet serioze;
-problemet bashkëshortore, e në veçanti divorci;
-abuzimet seksuale;
-alkoolizimi dhe substanca të tjera narkotike;

traumat nga lufta;
-stresi dhe ankthet, e procese të tjera, të papritura e të pakëndshme, që ndodhin dhe sjellin ndryshime të theksuara në jetë. Dhe si pasoj e gjithë këtyre faktorëve, njeriu ndihet  i paaftë për t'u përshtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetësore, pra, ai kaplohet nga një gjendje e pashpresë dhe dorëzohet para çdo sfide.
            Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po kalon në një gjendje DEPRESIVE.
            Në këtë shkrim, nuk dua ta trajtoj dukurin e depersionit nga këndvështrimi patologjik, pasi as që jam kompetent për këtë - kjo u takoni psikologëve, e në veçanti, psikiatërve, por unë dua të bëjë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të këtij çrregullimi të gjendjes shpirtërore, përmes sistemit pyetje - përgjigje. Jam përpjekur t'i përzgjedhë dhe t'i përmbledhë 20 pyetje (bashkë me 20 përgjigje), përmes të cilave mendoj se lexuesi (i nderuar i kësaj web faqeje) do të krijoj njohuri solide rreth kësaj  sëmundje të kohës moderne.
1 - Ç'është depresioni?
 
            Depresioni është gjendje e pikëllimit të thellë, i krijuar nga faktor të ndryshëm, ku personi humb besimin në vete, shpresat për ardhmëri si dhe interesimin për aktivitetet e jetës - kur tek ai shuhet çdo ndjesi kënaqësie e gëzimi shpirtëror.
 
            2 - A paraqet pikëllimi i thellë gjithnjë simptomat e sëmundjes së depresionit?
 
            Jo, në rastet e mossukseseve në punë apo në jetë, ose edhe kur humbim personin e afërm, pikëllimi është dukuri e rëndomtë e çekuilibrit të përkohshëm shpirtëror, por kur kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, pa gjasa për të gjetur rrugëdalje nga ky "tunel i errët" (siç quhet shpesh depresioni), atëherë mund të flitet për çrregullime patologjike shpirtërore, pra për simptomat e sëmundjes së depresionit.
 
            3 - Cilat janë arsyet që na shtyjnë në pikëllim kronik - të pafundmë?

Vuajtjet shpirtërore të shkaktuara nga rastet tragjike si: humbja e personit më të dashur, sëmundjet e rënda e të pashërueshme, invaliditeti i përjetshëm, abuzimet e ndryshme - zakonisht seksuale, dështimet e përsëritura në jetë etj. Por edhe problemet e ndryshme familjare e sociale si dhe zhgënjimet sentimentale mund të jenë faktor serioz për provokimin e gjendjes së pikëllimit të thellë.
 
            4 - Si reflektohet (duket) bota e personave melankolik?
 
            Gjendje e zymtë shpirtërore pa ndjesi për kohen dhe ardhmërinë. Pushtim nga dëshpërimet momentale dhe vërshimi i dështimeve nga e kaluara, të mbështjella me plot hije dyshimi, fajësi personale, lëndime të brendshme shpirtërore. Pra, pesimizëm i plotë dhe krijimi i fuqishëm i bindjes se nuk ka fuqi as shpresë të ballafaqohet me sfidat e paraqitura.
 
            5 - A luajnë gjenet ndonjë rolë tek sëmundja e depresionit?

Hulumtimet e shumta në këtë fushë kanë konstatuar se disa çrregullime të gjendjes shpirtërore, pra një cenueshmëri biologjike e depresionit, mund të trashëgohet. Kjo është vërtetuar nga studimet e kryera në disa familje, anëtarët e të cilave brez pas brezi kanë manifestuar defekte në ekuilibrin emocional, e në veçanti në rastet ekstreme, kur tentimet për vetëvrasje por edhe aktet e kryera të vetëvrasjeve, i kanë përcjell breza me radhë.
 
            6 -  Pra, burim ose shkaktar i depresionit nuk qenkan vetëm sfidat e rënda të jetës dhe problemet e pazgjidhura... por edhe trashëgimia gjenetike?
 
            Konfliktet e personalitet, ndoshta të akumuluara që nga koha e fëmijërisë, e të nxitura nga rrethanat e pafavorshme negative, nga traumat e rënda shpirtërore dhe të vazhdueshme, konsiderohen si shkaktar kryesor i çrregullimeve patologjike shpirtërore, por natyrisht që duhet të ekzistoj edhe një lidhshmëri me proceset biologjike, gjegjësisht me reaksionet (defektet) biokimike që zhvillohen në tru. Neurotransmetuesit si: dopamina dhe serotonina rregullojnë disponimin tonë si dhe mundësojnë ndryshimin e impulseve mes qelizave. Niveli i ulët i këtyre neurotransmetuesve, mund të sjell deri te rënia e morali dhe kjo situatë të provokoj pastaj gjendja dëshpërimi dhe me këtë të kontribuoj edhe në zhvillimin e depresionit.
7 - A ka periudha, kur personi i nënshtrohet më shumë ndryshimeve të disponimit?
 
            Gjithsesi. Gjatë procesit jetësor kalojmë nëpër periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punësimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha këto, që ndikojnë edhe në ekuilibrin tonë shpirtëror.
 
            8 - Pse gjinia e bukur është më shumë e goditur nga çrregullimet shpirtërore?
           
            Hulumtimet e bëra tregojnë se ka disa arsye pse gratë janë më shumë të prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, që mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmëria më e theksuar emocionale si dhe faktor të tjerë psikofizik e psikosocial.

7 - A ka periudha, kur personi i nënshtrohet më shumë ndryshimeve të disponimit?
 
            Gjithsesi. Gjatë procesit jetësor kalojmë nëpër periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punësimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha këto, që ndikojnë edhe në ekuilibrin tonë shpirtëror.
 
            8 - Pse gjinia e bukur është më shumë e goditur nga çrregullimet shpirtërore?
           
            Hulumtimet e bëra tregojnë se ka disa arsye pse gratë janë më shumë të prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, që mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmëria më e theksuar emocionale si dhe faktor të tjerë psikofizik e psikosocial.

10 - A e nxit vetmia neverinë ndaj jetës?
 
            Shumë studiues janë të mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu është qenie shoqërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, pra jeta e përbashkët, ndikon edhe në ekuilibrin emocional, në kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtërore gjatë situatave frustruese. Por ka edhe të tjerë, që mendojnë, se kjo varët shumë nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qëllimet e përcaktuara në jetë.
 
            11 - Çfarë është qëndrimi i personit depresiv?
 
            Thënë shkurt e prerë: fundamentalisht negativ ndaj vetës dhe jetës!!!
 
            12 -  A është ky qëndrim fundamental edhe faktori më i shpeshtë që i nxitë individët për të kryer aktit e vetëvrasjes?
 
            Mjerisht po. Fajësia, e në veçanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetës mund të krijoj apati aq të thellë, sa që ai nuk sheh rrugëdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithë kësaj, natyrisht që përfundon tragjikisht - me aktin e vetëvrasjes.

13 - Cilat janë simptomat e gjendjeve të lehta depresive, që quhen "depresione stinore"?
 
            Plogështia psikike e fizike, lodhja e pabazë, dëshira e madhe për gjumë, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit për shoqërim etj.
 
            14 - Ku është burimi i kësaj forme të çuditshme depresive, që është variabël, varësisht prej stinëve?
 
            - Shkencëtarët supozojnë se është hormoni i melatoninës. Melatonina, që është produkt i hipofizës, sinkronizon anën tonë biologjike në varshmëri prej fuqisë së dritës që e pranon syri ynë, pra, bënë rregullimin e ritmit ciklik ditë-natë. Çdo çekuilibrim në këtë fushë përcillet me ndryshime të lehta të gjendjes shpirtërore, të quajtura, siç e cekëm edhe më lartë, "depresion stinor".

15 - A është gjendja depresive gjithnjë konstante?
 
            Përgjithësisht jo, edhe pse mund të ketë përjashtime.
 
            16 - A vërehet lehtë individi i cili veç gjendet nën "pushtetin" e depresionit?
 
            Nuk është e vështirë ta vërejmë, pasi siç e cekëm edhe më lartë, individi me çrregullime shpirtërore, kalon gjatë fazave të ndryshme në gjendje të thellë pikëllim, duke u mbyllur në botën e vetë dhe duke mos treguar kurrfarë interesimi për botën e cila e rrethon.
 
            17 - Cilat janë simptomat e para të dukshme që paralajmërojnë fillimin e çrregullimeve shpirtërore?
 
            Humbja e interesit të përgjithshëm për kënaqësitë e jetës, ndjesia e të qenit i pavlefshëm, pushtimi i ndjesive dëshpëruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetësime gjatë pushimit të natës, ose edhe pagjumësia e theksuar, ndryshimet në oreks, rënie në peshë,  mungesa e energjisë vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime të vazhdueshme negative ndaj vetës dhe jetës.
 
            18 - A është  e vërtet se njerëzit, shpesh, nuk dëshirojnë ta bëjnë publike këtë çrregullim të gjendjes shpirtërore, sepse e konsiderojnë si "turp"?
 
            Po, për arsye të paragjykimeve që kanë, e që është shumë gabim, pasi edhe depresioni është një sëmundje, si të gjitha të tjerat, dhe kërkon kurim.
 
            19 - Pra, është e mundur dalja nga ky "tunel i errët", dhe rikthimi i sërishëm i disponimit dhe vullnetit për jetë!

Gjithsesi. Sipas studimeve të gjata të bërë në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë, sëmundja e depresionit është e shërueshme, por, natyrisht, përveç trajtimit adekuat duhet patjetër të mbizotëroj edhe dëshira dhe vullneti i mirë i individit.
 
            20 - Cilat janë trajtimet adekuate që duhet të zbatohen që të mund të dilet nga ky "tunel  i errët" shpirtëror?
 
            Ka disa forma dhe mënyra për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme të relaksimit, terapia hipnotike,  aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, që gjatë gjendjes së çekuilibrimit emocional, gjëja e fundit që individit i be në mend, është të ndërmarr diç në  këtë drejtim, prandaj, m'u në këtë fazë ai ka më së shumti nevojë për përkrahje, mbështetje të njerëzve të besuar, të familjarëve, të miqve, të shoqërisë dhe institucioneve përkatëse. Mbështetja e fuqishme shpirtërore, e kombinuar me llojet e terapive të ndryshme, jep efektin më të mirë shërues dhe zvogëlon dukshëm mundësit për rikthimin e depresionit. Megjithatë, shumë, shumë e rëndësishme është që mos të injorohen simptomat e para të depresionit, por intervenimi të bëhet në fazat fillestar, për ta parandaluar rrezikun e kalimit të sëmundjes nga format e lehta (neurozat),  tek ato më të rëndat (psikozat), të cilat pastaj kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe të veçantë!
Katilja
Katilja

Depresioni, Mania Dhe Frika  Coolte21

Shteti Shteti : Depresioni, Mania Dhe Frika  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi