AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori paranormale !

Shko poshtë

Histori paranormale ! Empty Histori paranormale !

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 06, 2013 7:54 pm


Metroja e Londres: Per metrone e Londres tregohen shume histori mbi aktivitete paranormale te regjistruara qe ne kohen e ndertimit te saj. Por pse te gjitha keto, cfare ka ne ate metro? Pergjigje te ndryshme jane dhene por thuhet se gjate ndertimit te saj jane zbuluar shume varre te vjetra dhe gjithashtu shume punetore kane vdekur gjate ndertimit te saj.

Edhe sot e kesaj dite punetoret e metrose tregojne mbi shpirtrat e trazuar qe kane pare ne metro. E tille eshte dhe historia e njerit prej kontrolluesve te metrose qe po kryente sherbimin e tij ne turnin e nates. Ai tregon se po kalonte si cdo mbremje tjeter ne njeren prej galerive duke kontrolluar qe gjithcka ishte ne rregull. Ne nje moment sheh ne nje cep nje burre qe dukej se po punonte mbi dicka, burri ishte me kurriz dhe smund ti shihej fytyra.

Williami i afrohet duke u bere kurrioz pasi askush se kishte lajmeruar mbi ndonje punim qe do zhvillohej. Afrohet dhe ndalon nje meter larg burrit. Nderkohe shoku i William, Xhejmsi, qe ishte ne kabinen e kamerave te sigurise po shikonte skenen edhe ai kurrioz se pse ndaloi shoku. E cuditshme ishte se kamerat nuk tregonin asnje burre qe punonte por vetem Williamin qe kishte ndaluar dhe shikonte nga muri.

Nderkohe Williami sheh nje burre qe dukej qarte qe ishte punetor pasi ishte i veshur me kominoshe dhe kishte nje cante veglash por cdo gje ishte e cuditshme pasi rrobat ishin te nje stili te vjeter, mbase te atij te viteve 1800. Williami e pyet burrin se kush ishte dhe cfare donte atje.

Nderkohe nje ndjenje ftohtesie i pershkon trupin.Burri pergjigjet me nje ze si te mbytur se e ka derguar shoqeria e metrose per te rregulluar difektin ne tubat hidraulike. Nderkohe Xhejmsi duke pare shokun e tij qe dukej sikur po fliste me dike i therret ne radio.

Per cudi radioja e Williamit rezultonte e fikur edhe pse ne kamera dukej qarte nje drite e kuqe qe vinte nga gjoksi i Williamit, pikerisht atje ku mbante radion. Wiliami nderkohe qendronte ne ane te burrit te cilit nuk mund ti dukej shume mire fytyra.

Ai i thote se per sot nuk kishte asgje te regjistruar mbi nje difekt apo kontroll te mundeshem dhe burri me po te njejtin ze te mbytur i pergjigjet: "Shko kontrollo!" Williamin prap e pershkoi nje ndjesi e ftohte dhe duke u larguar per tek kabina e kamerave vazhdon te shikoje burrin qe punonte ne nje menyre te cuditshme me koken poshte.Kur arrin ne kabine kontrollon regjistrat dhe sheh qe asnje difekt apo kontroll nuk qe regjistruar per ate dite.

I tregon cdo gje Xhejmsit dhe kur shohin te dy regjistrimet e kamerave mbeten pa fjale. Williami dukej sikur fliste me murin. Burri qe kishte pare ai ishte nje nga shpirtrat e punetoreve te vrare qe vazhdonte te endej neper metro! Kjo eshte nje nga historite e shumte qe tregohen mbi Uderground-in e Londres. Perplasje dyersh, zera qe vijne nga galerite dhe kontakte si ky e bejne kete metro nje nga vendet me te mistershme ne bote!
♛Melody♛
♛Melody♛

Histori paranormale ! Coolte21

Shteti Shteti : Histori paranormale ! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi