Përmbytje alarmuese në Çeki, Gjermani dhe Austri
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Përmbytje alarmuese në Çeki, Gjermani dhe Austri
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet alarmuese që vazhdojnë të krijojnë gjendje kaotike në Çeki, Gjermani dhe Austri. Lumenjtë janë fryrë në të dytën ditë radhazi dhe kanë dalë nga shtrati, duke e çuar nivelin e ujit në qytetet ku ata kalojnë deri afër kateve të dyta të ndërtesave. Nëntë persona rezultojnë të humbur, ndërsa zyrat, shkollat dhe shtëpitë janë lënë të shkreta pas evakuimeve masive, si dhe janë mbushur me ujë. Qyteti historik i Pragës në Republikën Çeke është në gjendje gatishmërie të lartë. Shtëpitë janë evakuuar, po ashtu edhe kopshti zoologjik i qytetit. Rreth 2700 persona janë evakuuar nga zonat e ulëta të qytetit, pasi vendi po përballet me përmbytjet më të rënda të dekadës së fundit. Kopshti zoologjik ndodhet afër lumit Vltava dhe në vitin 2002, 134 kafshë u mbytën nga përmbytjet më të këqija që ky vend kishte parë ndonjëherë. Dje, më shumë se 1000 kafshë u evakuuan kur niveli i ujit arriti dhjetë metra. Njerëzve u është kërkuar që të mos lëvizin nëpër qytet dhe tetë stacione metrosh janë mbyllur. Kryeministri çek, Petr Necas, ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit të dielën dhe ka ndarë 15 milionë dollarë për përpjekjet lehtësuese. Në qytetin gjerman Pasau, lumi Danub pritet të arrijë nivelin më të lartë në 7 dekadat e fundit, ndërsa gjendja në qendër të qytetit është cilësuar nga autoritetet si “ekstremisht dramatike”. Përmbytje janë raportuar gjatë ditës së hënë edhe në Austri e Poloni. Në Gjermani, ku të paktën katër persona kanë vdekur ose janë zhdukur, Kancelarja Angela Merkel premtoi ndihmë federale në zonat problematike, madje edhe angazhimin e Ushtrisë nëse do të ishte nevoja. Niveli i ujit është rritur deri në pesë metra në Mynih. Në Austri, të paktën një person ka humbur jetën në Salzburg dhe dy të tjerë janë zhdukur. Meteorologët parashikojnë se shirat do të lehtësohen gjatë ditëve në vazhdim.
Similar topics
» Çeki, eksploziv në qendër të kryeqytetit, 55 të plagosur
» Përmbytje masive në SHBA, 500 të zhdukur
» Përmbytje në Kanada, 3 të vdekur, mbi 100 të evakuuar /FOTO/
» 'Burgu me 5 yje' ne Austri
» Alarm në Gjermani, autostradat çahen nga vapa e madhe
» Përmbytje masive në SHBA, 500 të zhdukur
» Përmbytje në Kanada, 3 të vdekur, mbi 100 të evakuuar /FOTO/
» 'Burgu me 5 yje' ne Austri
» Alarm në Gjermani, autostradat çahen nga vapa e madhe
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi