AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet

Shko poshtë

Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet Empty Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 12:54 am

Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet 52
Skamja e ka detyruar një grua të verbër të kryejë një akt çnjerëzor, duke shitur katër fëmijët e saj. Gruaja në fjalë ka treguar se ka bere kete veprim me katër fëmijët e saj të sapolindur, për të siguruar mbijetesën e familjes, pasi bashkëshorti i saj ishte i papunë. Mes viteve 2005 dhe 2012, Du Xiurong, nga Shibei, një fshat në Mianyang, në jug perëndim të Provincës kineze Sichuan, ka shitur katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Du ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë, por ka mbajtur vetëm dy fëmijët e mëdhenj, një vajzë dhe një djalë.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Po të mos isha e verbër, nuk do ta bëja këtë”, ka thënë ajo. “U kam dhënë foshnjet familjeve që s’mund të kishin fëmijë. Ata dëshironin fëmijë dhe unë i kam ndihmuar”, ka thënë Du.

“Njerëzit e pasur harxhojnë para për dasmat e vajzave, njerëzit e klasave të mesme marrin para për martesat e vajzave ndërsa njerëzit e varfër shesin djemtë dhe vajzat e tyre”, ka thënë ajo.

Në total, gruaja ka shitur katër fëmijët e saj për një çmim prej 1.070 funtesh.

♛Melody♛
♛Melody♛

Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet Coolte21

Shteti Shteti : Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi