AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu Që Shet Hënën

Shko poshtë

Njeriu Që Shet Hënën Empty Njeriu Që Shet Hënën

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 6:56 am

Njeriu Që Shet Hënën Njeriu-q%C3%AB-shet-H%C3%ABn%C3%ABn-300x187
Nëse dikush do të shiste Hënën, ndoshta do e gjykonit si një mashtrues dhe do prisnit të zbulonit aktivitetin e tij të paligjshëm.

Por Lunar Embassy Corporation ka shitur pjesë të territorit të Hënës, Marsit dhe Venerës për afro 3.7 milionë blerës qysh nga viti 1980 e deri më sot.

Titullari Dennis Hope, merret edhe me autonominë juridike të saj, duke krijuar një qeveri të vetën qysh në vitin 2004.


Juristët janë dakord me faktin se pretendimet e tij territoriale janë asgjë duke qenë se askush nuk mund të jetë pronar i trupave qiellore, në bazë të traktatit mbi hapësirën Ekstra Atomsferik themeluar në vitin 1967, ashtu sikundër askush nuk mund të jetë pronar i detit apo i oqeaneve.



Nga ana e tij Hope shprehet se ka kërkuar autorizimin e Kombeve të Bashkuara, por se nuk ka marrë përgjigje dhe kjo sipas tij është një pëlqim i heshtur.

Në çdo rrethanë siç raporton Noa.al, nëse “shteti” i tij nuk merr pjesë në Kombet e Bashkuara, Hope ka nënshkruar traktatin e vitit 1967, ndaj pretendimet e tij janë të vlefshme, sepse traktati sipas tij aplikohet për kombe dhe jo për individët.

“Pozita e Qeverisë Galaktike nuk është ajo e të larguarit nga qeveritë e tjera. Duam vetëm që të pranohemi dhe të njihemi, në mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, deklaroi Hope.



Juristët nuk bien dakord lidhur me terminologjinë e tij, pasi Hope është një qytetar amerikan, i cili është subjekt i ligjeve amerikane, dhe për këtë arsye edhe traktatin e ka nënshkruar si shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.a.y/noa



♛Melody♛
♛Melody♛

Njeriu Që Shet Hënën Coolte21

Shteti Shteti : Njeriu Që Shet Hënën Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi