AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s

Shko poshtë

Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s Empty Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 12:46 am

Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s 330_2cd9d1d7bb30511eb4cd517c131ae148_sNe datat 29-31 maj 2013, u zhvillua ne Tirane, Konferenca e Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO. Eshte hera e pare qe nje takim i ketij niveli zhvillohet ne vendin tone. Ne takim moren pjese drejtues te agjencive dhe sherbimeve te inteligjences ushtarake te vendeve anetare te NATO, drejtues te strukturave te inteligjences ushtarake te NATO, drejtues komandash operacionale, si dhe drejtues te sherbimeve te inteligjences ushtarake te vendeve jo anetare te NATO, partnere operacionale te saj.
Hapjen e punimeve te konferences e pershendeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i cili falenderoi organizatoret per besimin dhe mundesine dhene Agjencise se Inteligjences se Mbrojtjes per organizimin ne Tirane te ketij takimi te rendesishem dhe te nivelit me te larte te inteligjences ushtarake te NATO.
Ne fjalen e tij, z. Imami ritheksoi angazhimin e qeverise shqiptare per reforma ne fushen e mbrojtjes ne permbushje te standardeve me synimin e rritjes se kontributit te Forcave tona te Armatosura ne familjen Euroatlantike. Mbeshtetja me inteligjence, tha nder te tjera ai, eshte thelbesore per suksesin e operacioneve aktuale dhe atyre te ardhme ne nje kohe qe fuqia ushtarake po zevendesohet me fuqi inteligjence.
Ministri Imami njohu pjesemarresit, nder te tjera, edhe me reformat e ndermarra kohet e fundit ne komponentin e inteligjences ushtarake, mbi krijimin e Agjencise se Inteligjences se Mbrojtjes, e cila per nga misioni, baza ligjore dhe kapacitetet eshte tashme nje pjese e denje e makinerise informative ne mbeshtetje te vendimmarrjes se NATO ne te gjitha nivelet.
Perfaqesues e drejtues te strukturave te inteligjences se NATO dhe komandave te saj operacionale vleresuan maksimalisht kontributin qe Forcat tona te Armatosura po japin ne operacionet e NATO. Inteligjenca ushtarake shqiptare eshte tashme pjese e rendesishme kontribuese me informacion dhe personel ne mbeshtetjen me inteligjence te vendimmarrjes dhe operacioneve aktuale te NATO. Ata falenderuan ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e Agjencise se Inteligjences se Mbrojtjes per organizimin e shkelqyer dhe atmosferen miqesore te zhvillimit te takimit ne Tirane.
♛Melody♛
♛Melody♛

Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s Coolte21

Shteti Shteti : Zhvillohet takimi i Komitetit te Inteligjences Ushtarake te NATO-s Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi