AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpendi: Fitova prapë raportin me babain

Shko poshtë

Shpendi: Fitova prapë raportin me babain Empty Shpendi: Fitova prapë raportin me babain

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 5:47 pm

Shpendi: Fitova prapë raportin me babain 23-300x166

Big Brother uli siparin e edicionit të gjashtë të tij mbrëmjen e së shtunës, ku mes katër finalistëve, Shpendi, Elona, Ilir dhe Anaidi u shpall fitues ky i fundit. Katër finalistët ishin në qendër të vëmendjes për të sqaruar rrugën e tyre deri në finale mes zënkave, thashethemeve dhe afrimiteteve mes njëri-tjetrit.
Shpendi, i eleminuari i parë i finales ishte i pari që iu bashkangjit panelit të Fans Club. Ai foli për marrëdhënien me të atin, e normalizuar tashmë si dhe për detaje nga njohja dhe ndarja me ish-bashkëshorten e tij.
“Menjëherë pas spektaklit jam takuar me babain. Jemi përshëndetur si atë e bir, ashtu sic është më së miri. Pashë që gjithcka është në rregull dhe fitova ndoshta më shumë se sa Big Brother, fitova prapë raportin tim me babain”, tha ai per TCH.
Shpendi tregoi edhe arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e aventurës së Big Brother: “Doja të ndryshoja gjithcka dhe vendosa të luftoj dukurinë. Unë kam ndërtuar një karakter jo aq të mirë kundrejt meje dhe ndoshta disa probleme që janë akumuluar gjatë viteve deri tek momenti i vendimit tim. Cdo gjë e jepja nga vetja që të qetësoja banorët në shtëpi. Jam munduar të jem sa më korrekt me të gjithë banorët dhe të jem i pastër nëpër situata, pa i lënë banorët të grinden”.
Konkurenti nga Kosova tregoi edhe për të vërtetat dhe thashethemeve që qarkullojnë për njohjen e ndarjen e tij nga ish-bashkëshortja: “Nuk ka qenë e punësuar tek biznesi ynë kur e kam njohur. E kam njohur më parë, më pas u punësua”.
Ai shtoi se për ndarjen ka qenë shkak një listë më numra telefoni biznesi, disa të panjohur që ngjallën xhelozinë e ish-bashkëshortes së tij.
Sa për marrëdhënien e tij me Eldorën, Shpendi tha: “Krijova një përshtypje të keqe për Eldorën në fillim, ndërsa duke u afruar me të krijova besim dhe nëpërmjet saj kam dhënë shumë mesazhe për të njohurit e mi. Eldorën dhe Xhimin i kam patur dy njerëzit më të afërt në shtëpi. Jam i kënaqur me të dy, sidomos me Eldorën. Ka qenë vendimi im që të mos lidhem me asnjë aty brenda”.


♛Melody♛
♛Melody♛

Shpendi: Fitova prapë raportin me babain Coolte21

Shteti Shteti : Shpendi: Fitova prapë raportin me babain Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi