Shqipëria fiton gjyqin në arbitrazhim ndërkombëtar ndaj kompanise se lojrave te fatit
Faqja 1 e 1

Pas triumfit përpara disa javësh ndaj SkyPetroleum, shoqërisë nga Teksasi që kërkonte USD 1 miliard për zgjidhje të pretenduar të pavlefshme të kontratës nga Qeveria shqiptare, Republika e Shqipërisë koleksionon një sukses të ri në Arbitrazh Ndërkombëtar.
Këtërradhë bëhej fjalë për një shoqëri shqiptare EagleGamessh.a. dhe një shoqëri italiane Burimi Srl të cilat pretendonin se Qeveria shqiptare kishte cënuar investimin e tyre në vendin tonë.Në vitin 2004, EagleGames ishte pajisur me licensë 10-vjeçare për organizim llotarie.Paditësit pretendonin qe autoritetet shqiptare kishin cënuar investimin e tyre, në veçanti, duke revokuar licensën e EagleGames. Ligji i ri i miratuar në maj 2007 për Lojrat e fatit parashikonte një liçensë të vetme për ushtrimin e “llotarisë kombëtare”. Ky ligj revokoi të gjithë liçensat e dhëna më parë duke parashikuar edhe kompensimin e subjekteve të liçensuar.
Nga sa më sipër, paditësit kërkonin nga Gjykata të shpallte Republikën e Shqipërisë fajtore për shkelje të Traktatit për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, të Ligjit shqiptar për Investimet e huaja dhe të normave zakonore ndërkombëtare. Përfundimisht, paditësit pretendonin një dëmshpërblim prej USD 10,2 milionë.
Gjykata pranoi plotësisht arsyetimin e Avokaturës së Shtetit, e asistuar në proces nga av. HamidGharavi, partner i Studios Ligjore me seli në Paris Derains&Gharavi. Nga njëra anë, EagleGames nuk mund të konsiderohej një investitor i huaj. Nga ana tjetër, Burimi Srl nuk kishte kryer një investim që të pretendonte zbatimin e normave kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve të huaja. Paditësit, nëpërmjet marifeteve juridike, ishin orvatur pa sukses për të krijuar juridiksion të Gjykatës së Arbitrazhit aty ku bëhej fjalë për një çështje thjeshtë të brendshme. Të gjitha kërkimet e paditësve u rrëzuan nga Gjykata dhe pala shqiptare fitoi të drejtën t’i rimbursohen shpenzimet në masën përmbi EUR 420 mijë.
Gjer më sot, përbri sukseseve në çështjet kundër shoqërive TradexHellas (1999) dhe Pantechniki (2009), Republika e Shqipërisëka fituar të gjitha mosmarrëveshjet e arbitrazhit të ngritura përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimit.
(BalkanWeb)

Similar topics
» Egjipt, burri fiton gjyqin ndaj gruas:Nuk ishte e virgjër!
» Tahiri me pronarët e lojrave të fatit, 472 subjekte të bllokuara
» Historia e fatit te njeriut
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
» PARTITË NË FUSHATË, SEZONI TURISTIK NË MËSHIRË TË FATIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi