Tahiri me pronarët e lojrave të fatit, 472 subjekte të bllokuara
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Tahiri me pronarët e lojrave të fatit, 472 subjekte të bllokuara
Mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, kanë takuar biznesmenët e rregullt të lotove dhe lojërave të fatit në mjediset e ministrisë.
Mësohet se Tahiri i ka kërkuar pronarëve të këtyre bizneseve mbylljen e aktiviteteve për disa ditë deri sa të verifikohen të gjitha këto qendra, nëse e ushtrojnë aktivitetin në përputhje me ligjin apo jo.
Tahiri kërkoi miratimin e një moratoriumi, i cili do të pezullojë disa ditë aktivitetin e të gjitha pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive, që të mund të verifikohet çdo pikë.
Do përfshihen këtu hetimi tatimor, Drejtoria e Tatimeve në Ministrinë e Financave, drejtoritë e antikontrabandës.
Ndërkohë mësohet se është bërë edhe magazinimi në Lundër i gjithë objekteve të sekuestruara. Një pjesë janë depozituar dhe janë të mbyllur, pjesa tjetër s'ka ardhur ende.
472 subjekte të bllokuara
Ministria e Brendshme ka dhënë të dhënat e fundit në kuadër të aksionit të ndërmarrë “Fund marrëzisë”. Që prej ditës së djeshme nga ora 17:00, kohë kur filloi operacioni i policisë i koduar “Fund marrëzisë”, në deri në orën 21:00 të ditës së sotme, janë bllokuar :
- Janë të bllokuara 472 subjekte;
- Janë kontrolluar 696 subjekte;
- Janë proceduar penalisht 149 subjekte;
- Janë proceduar 152 persona;
- Janë sekuestruar 712 makineri lojëra fati e pajisje;
- Janë sekuestruar 75 kompjuterë dhe 190 monitorë në subjektet e pikave të basteve.
Ministria e Brendshme, njofton:
Në Tiranë, janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 100 subjekte, janë proceduar penalisht 20 subjekte dhe 22 persona, janë sekuestruar 142 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 5 kompjuter e 25 monitor.
Në Durrës, janë bllokuar 40 subjekte, janë kontrolluar 73 subjekte, janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe 8 persona, janë sekuestruar 78 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 9 monitor.
Në Lezhë, janë bllokuar 50 subjekte, janë kontrolluar 28 subjekte, janë proceduar penalisht 21 subjekte dhe 22 persona, janë sekuestruar 139 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 3 kompjuter e 11 monitor.
Për qytetin e Shkodrës, janë bllokuar 12 subjekte, janë kontrolluar 56 subjekte, janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe 9 persona, janë sekuestruar 14 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 32 monitor.
Në Kukës, janë bllokuar 11 subjekte, janë kontrolluar 7 subjekte, janë proceduar penalisht 3 subjekte dhe 4 persona, janë sekuestruar 31 pajisje lojëra fati.
Në Dibër, janë bllokuar 16 subjekte, janë kontrolluar 24 subjekte, është proceduar 3 subjekt dhe 3 person, si dhe është sekuestruar 3 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 9 monitor.
Në Elbasan, janë bllokuar 30 subjekte, janë kontrolluar 133 subjekte, janë proceduar 30 subjekte dhe 30 persona, janë sekuestruar 91 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 6 kompjuter dhe 13 monitor.
Në Korçë, janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 52 subjekte, janë proceduar 7 subjekte dhe 7 persona, janë sekuestruar 75 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 14 kompjuter dhe 48 monitor.
Në Berat, janë bllokuar 23 subjekte, janë kontrolluar 54 subjekte, janë proceduar 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 22 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 8 kompjuter dhe 28 monitor.
Në Fier, janë bllokuar 26 subjekte, janë kontrolluar 17 subjekte, janë proceduar 13 subjekte dhe 13 persona, janë sekuestruar 79 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 9 monitor.
Në Gjirokastër, janë bllokuar 15 subjekte, janë kontrolluar 92 subjekte, është proceduar 1 subjekt dhe 1 person, janë sekuestruar 4 pajisje lojëra fati.
Dhe në Vlorë, janë bllokuar 31 subjekte, janë bllokuar 60 subjekte, janë proceduar 16 persona dhe 16 subjekte, janë sekuestruar 34 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 28 monitor.
Ministria e Brendshme bën me dije se, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Lojërave të fatit vijojnë operacionin “Fund marrëzisë”, për kontrollin e subjekteve dhe pajisjeve të paligjshme të lojërave të fatit.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Shqipëria fiton gjyqin në arbitrazhim ndërkombëtar ndaj kompanise se lojrave te fatit
» Adelina Tahiri, siç nuk e keni parë kurrë
» Historia e fatit te njeriut
» Adelina Tahiri “çudit” me klipin më të ri “s’je i pari”, (video)
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
» Adelina Tahiri, siç nuk e keni parë kurrë
» Historia e fatit te njeriut
» Adelina Tahiri “çudit” me klipin më të ri “s’je i pari”, (video)
» Prangosen gabimisht gjatë lojrave seksuale, shpëtohen 79 herë nga zjarrëfikësit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi