AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin

Shko poshtë

Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin Empty Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 29, 2013 9:23 pm

Jeni shqetësuar ndonjëherë rreth faktit se një ditë do të merrni pamjen e tanishme të prindërve tuaj? Epo kjo është më e pakta, sipas studimeve duhet të shqetësoheni për kohën kur kjo do të ndodhë dhe mënyrën e papritur.

Revista Europiane e Kardiologjisë zbuloi se kur vjen fjala për shëndetin metabolik, ose me faktin sesa mirë trupi përdor insulinën për të proceduar sheqerin në gjak, sot mosha 45-vjeçare mund të barazohet me 60-vjeçarët e një gjenerate më parë. Çfarë kuptimi ka kjo për 20 dhe 30-vjeçarët? Kjo do të thotë se ata duhet t’i shtojnë trupit të tyre edhe 15 vjet moshë, për ta shprehur më saktësisht.

Studimi u mor me aspekte të ndryshme të shëndetit metabolik, që përfshinin parandalimin e mbipeshës dhe matjen e indeksit për masën e trupit./gazetashqip

Këto tri elementë hasen më shpesh te të rinjtë e sotëm sesa tek brezat e mëparshëm. Në kohët e sotme, një vajzë 20-vjeçare ka dy herë më shumë mundësi të bëhet obeze, sesa një person tjetër 10 vjet më i madh se ajo. Këto ndërrime të tmerrshme cilësish mes brezave hasen pothuajse te çdo njeri.

Në qendër të problemit nuk ishte vetëm shëndeti i dobët metabolik, por edhe mënyra sesi ne e fitojmë peshën. Beli i çdo adoleshenteje është gati dy herë më i shëndoshë sesa i gjyshërve apo prindërve tanë. Presioni i gjakut dhe niveli i kolesterolit janë më të lartë gjithashtu.

Mënyra e jetesës është një pikë kyçe në këtë problem. Në ditët tona, koha është gjithnjë e më e pamjaftueshme. Njerëzit hanë më shumë dhe tresin më pak. Tregu i ka rritur produktet dhe është e vështirë t’i rezistohet tundimit të konsumimit të gjërave të shijshme të reklamuara me të madhe.

Shkencëtarët e studimit, të cilët mbështesin me shumë ngulm teorinë se ne po plakemi shumë shpejt dhe në mënyrë tepër të shëmtuar, japin disa këshilla si të rrisim shëndetin e metabolizmit.

Lëvizni sa më shumë. Një këshillë tepër e dëgjuar, por shumë pak e zbatuar prej nesh, vjen edhe këtë radhë si mënyra më e mirë për t’i shpëtuar plakjes së trupit. Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në mbajtjen e trupit në formë. Vetëm 30 minuta ushtrime aerobie në pesë ditë të javës dhe trupi juaj do të fillojë të bëjë përmirësime. Kjo ju ndihmon të qëndroni në një peshë të shëndetshme, të rrisni imunitetin ndaj gripit, të rregulloni presionin në gjak dhe të mbani të ulët nivelin e kolesterolit.

Hani me zgjuarsi. Është e qartë, e vështirë t’i rezistosh ëmbëlsirave, ushqimeve të shpejta apo patatinave. Ndaloni së menduari sesa do t’ju shijonin, imagjinoni se çfarë do t’i shkaktonte ai ushqim trupit tuaj. Në mënyrë të vetëdijshme ose jo, ne e ushqejmë trupin çdo ditë me tonelata sheqeri. Kjo e detyron trupin të prodhojë gjithnjë e më shumë insulinë për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak. Duke vepruar kështu, trupi juaj mësohet me këtë nivel insuline dhe kërkon gjithnjë e më shumë. Kjo quhet ndryshe qëndrueshmëria e insulinës dhe është vetëm një hap larg diabetit të gradës së dytë. Hiqni sa më shpejt dorë nga tundimi që ju japin ushqimet, mendojeni mirë se çfarë ushqimi i jepni trupit. Largojini nga dieta juaj ditore lëngjet e gazuara, ushqimet e paketuara dhe ato që përmbajnë shumë kolesterol.

Hiqni dorë prej kanoçeve. Pijet që shërbehen në kanoçe, sido ta kenë emrin, qofshin këto edhe distike, nuk janë pa faj kur vjen puna për dëmtimin e trupit tuaj. Konsumimi i këtyre pijeve lidhet me një rrezik të sindromës metabolike, një kombinim shumë i pakëndshëm i faktorëve të rrezikshëm për shëndetin tuaj. Këto pije janë një burim i madh kalorish, që në vend ta luftojnë mbipeshën, e shkaktojnë atë. Një studim i mëparshëm ka vërtetuar se konsumimi i më shumë se një kanoçeje në javë sjell një rrezik të madh për metabolizmin tek 50-vjeçarët.

♛Melody♛
♛Melody♛

Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin Coolte21

Shteti Shteti : Mënyra e jetesës po na çon drejt plakjes së përshpejtuar dhe të papritur, kardiologët japin alarmin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi