7 mënyra se si të mos nxeheni kurrë
Faqja 1 e 1
7 mënyra se si të mos nxeheni kurrë
Të nxeheni dhe të jeni gjithmonë të zemëruar, është një gjë e keqe për shëndetin tuaj. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse, ju duhet të përshtateni ndaj situatave dhe para se të nxeheni “të numëroni deri në dhjetë…”. Ja disa mënyra efikase, sesi zemërimi të mos bëhet pjesë e ditëve dhe jetës suaj:
1) Mos u justifikoni : Duke thënë se “kjo është për shkak të temperamentit tim”, sikur nxehja të ishte diçka që ju nuk mund ta qeverisni dot. Pasi pothuajse gjithmonë, është e mundur ta kontrolloni veten.
2) Mundohuni të reflektoni : Mbi faktorët që ju çojnë zakonisht te një sjellje e nxehur. A janë me të vërtetë të gjithë të justifikuar? Mundohuni pra që t’i menaxhoni siç duhet provokimet, si edhe për t’i komunikuar më mirë arsyet tuaja, apo për të gjetur mënyra alternative për të mbrojtur të drejtat tuaja.
3) Llogaritni raportin kosto-përfitim : I cili që mund të ketë një argument. Sepse zakonisht personat që nxehen, janë shumë të pabalancuar në favor të shpenzimeve.
4) Prisni para se të reagoni : Para se të nxeheni, më mirë “numëroni deri në dhjetë”. Pra, duhet të prisni dhe të tregoni më shumë durim, sepse ndoshta gjërat janë ndryshe.
5) Teknikat e relaksimit : Të tilla si lidhja me natyrën apo meditimi, janë shumë të dobishme në rastet kur ndjeni se ju nxeheni më shpejt dhe më shumë se ç’duhet.
6) Evitoni frustrimin : Këtë ndjenjë, të cilën e kanë shumë prej njerëzve që e humbin shpesh durimin e tyre, dhe që e kanë të fshehur brenda tyre. Kjo mund të shkaktohet nga traumat e kaluara ose pakënaqësitë e pranishme, ndoshta në punë. Kuptojeni këtë dhe përpiquni për ta korrigjuar, sepse kjo mund të jetë shumë e dobishme.
7) Shtypeni krejtësisht zemërimin : Përpiquni për të kuptuar nëse ka një zgjidhje më funksionale, përveç kësaj që ju aplikoni duke u nxehur dhe bërtitur. /noa
Similar topics
» 10 mënyra se si të kurseni karburant
» 7 mënyra për të kuruar djegien nga dielli
» Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës
» Pickimi i mushkonjave, mënyra natyrale kurimi
» Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet
» 7 mënyra për të kuruar djegien nga dielli
» Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës
» Pickimi i mushkonjave, mënyra natyrale kurimi
» Pese Menyra Te Cuditshme Se Si Hena Ndikon Tek Kafshet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi