AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka mendon TI që tjerët mendojnë për ty? – Çka mendojnë tjerët që TI mendon për ata?

Shko poshtë

Çka mendon TI që tjerët mendojnë për ty? – Çka mendojnë tjerët që TI mendon për ata? Empty Çka mendon TI që tjerët mendojnë për ty? – Çka mendojnë tjerët që TI mendon për ata?

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 7:40 am


Brenda secilit prej nesh ka një forcë sekrete që na drejton në jetë. Gjithçka që duhet të bëjmë, është të mbyllim sytë dhe ti besojmë. Të ndjekim zërin tonë të brendshëm është çelësi për të qenë me të vërtetë të lumtur.

Kush mendon se je

Ashtu si merimanga që bën rrjetën e saj, dhe e bën këtë spontanisht, kështu ndodh që edhe brenda nesh një forcë e brendshme di gjithnjë se çfarë duhet bërë. Shpesh ngatërrojmë atë që jemi, me atë që mendojmë se jemi. E megjithatë e dimë se brenda nes ka një atmosferë speciale, një mënyrë unike për të ekzistuar.

Ki besim tek vetja jote unike

Zgjidhjet e vërteta të jetës mund të vijnë vetëm prej heshtjes. Pika kyçe është të mos ndërhyjmë tek ato që ndodhin brenda nesh me ato që dëgjojmë. Cilado ndjenjë që vjen, edhe më e keqja, duhet ta dëgjosh dhe të mos e gjykosh veten për këtë. Brenda nesh ka një mënyrë të vepruari që mund të na tregojë rrugën. Është si një mikeshë që na sugjeron zgjedhjet e duhura që duhet të bëjmë.

Jeto të tashmen

Shmang shpjegimet, arsyetimet, gjykimet. Kur je përpara një vështirësie mundohesh ta analizosh sa më në thellësi problemin, duke u përpjekur të kuptosh shkaqet. Ajo që të tregon instikti lind papritmas dhe të bën të shohësh më qartë duke i dhënë fund lodhjes mendore.

Asnjëherë mos gjyko një gjendje jo të mirë emocionale

Ndihesh vetëm, i humbur, aspak e qetë? Duhet t’i mirëpresësh këto gjendje shpirtërore. Janë aty sepse po kryejnë një funksion. Ato janë si larva që më pas bëhet flutur. Edhe këto gjendje jo të mira emocionale janë të tuat dhe vetëm të tuat, të kesh edhe ato me vete do të thotë të jesh autentik.

Rikthehu fëmijë

Fëmijët përdorin trurin tamam siç duhet përdorur, dinë të qajnë dëshpërimisht për tre minuta dhe 30 sekonda më pas nisin të qeshin. Dhimbjet e shpirtit zgjasin brenda nesh sepse ndërhyjmë në ngjarje me mendimin, asnjëherë jetojmë ato që ndodhin ashtu siç janë, kërkojmë ti transformojmë, ti kuptojmë, ti zbusim. Kështu vetëm sa zgjasim vuajtjen.

Fale veten

Fale veten! Çdo gjë që të ketë ndodhur, tashmë ka ndodhur. Duhet të kesh një hapësirë sekrete, njësoj si fëmijët kur shkojnë të fshihen. Një hapësirë ku askush nuk e di kush je dhe si je. Nëse nuk ke asnjë projekt ndërmend, shpirti është ai që bën çka duhet bërë për ty
♛Melody♛
♛Melody♛

Çka mendon TI që tjerët mendojnë për ty? – Çka mendojnë tjerët që TI mendon për ata? Coolte21

Shteti Shteti : Çka mendon TI që tjerët mendojnë për ty? – Çka mendojnë tjerët që TI mendon për ata? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi