AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri dhe dashuria.

Shko poshtë

Truri dhe dashuria. Empty Truri dhe dashuria.

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 7:23 am

Flutura në stomak, dhimbje kur thyhet zemra, të gjitha këto janë shenja të një lidhjeje të fortë mes njerëzve. Shkenca përpiqet që të zbulojë misteret e dashurisë.
Të rënët në dashuri nuk është një veprim aq i thjeshtë sa ç’mund të duket, por është një reaksion shumë i shpejtë. Ato ndjenja të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse të të qenët kokë e këmbë në dashuri, çmendurisht të lidhur me një person të dashur janë rezultat i një reaksioni shumë të shpejtë dhe kompleks të trurit. Të qenët në dashuri, ose më saktësisht të qenët në një gjendje emocionale intensive të nevojës për t’u bashkuar me një person tjetër, në të cilën përfshihen komponentë të sjelljes, kimikë e të tjerë, është një çështje shumë e ndërlikuar.
Sipas një kërkimi të ri, nuk bëhet fjalë sikundër mendojnë disa për një ndjenjë bazike, por për një proces gjithëpërfshirës, në të cilin përfshihen 12 zona të trurit që bashkëpunojnë dhe prodhojnë një moment që e quajmë “magjik”. Dhe shkencëtarët kanë zbuluar se aktiviteti i parë specifik në lidhje me dashurinë nis brenda një fraksioni shumë të shkurtër kohor.
Sipas një studimi të ri të titulluar “Neuroimagjinata e dashurisë”, rajone të ndryshme të trurit me emra të vështirë të tillë si dorsolateral, frontal, apo anterior, si dhe elemente kimike të tilla si dopamina dhe oksitoksina, përfshihen në krijimin e ndjenjave të dashurisë. Disa nga këto zona aktivizohen edhe kur njerëzit janë nën ndikimin e alkoolit, apo të drogave, pra të përfshirë nga euforia. Kjo të bën të mendosh se rënia në dashuri ka të njëjtin efekt, apo efekt të ngjashëm në trurin e njeriut me atë që shkakton përdorimi i kokainës.
“Edhe pse shumë teori në lidhje me emocionet e kanë cilësuar dashurinë si një emocion bazë, dashuria në fakt është shumë më tepër se kaq”, deklaron një mjek. Sipas tij, dashuria përfshin emocione bazë dhe gjithashtu edhe emocione të ndërlikuara, motive dhe objektiva, pamje e njohje. Dashuria pasionante, që ka qenë dhe është vazhdimisht objektivi kryesor i vargjeve të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve po studiohet gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët. Në qendër të këtyre kërkimeve është imazhi i rezonancës magnetike ose fRMI, një mjet relativisht i ri, i cili përdoret për të gjurmuar aktivitetin e trurit. Sa më e madhe të jetë puna e kryer nga një zonë trunore, aq më e madhe është edhe sasia e oksigjenit që i duhet asaj zone. Identifikimi i zonave të përfshira të trurit mund të krijojnë edhe terapi të reja që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e këtyre zonave. Krijimi i një harte trunore që tregon edhe rrugëtimin e dashurisë së vërtetë, pra të kësaj ndjenje supreme, nuk është thjesht një ushtrim akademik, apo kimik. Të kuptuarit e rrjeteve trunore që aktivizohen gjatë përjetimit të dashurisë së vërtetë mund të ndihmojë mjekët që të kuptojnë më mirë problemet psikologjike dhe terapeutike, duke gjetur kështu edhe trajtimet e reja për çiftet që vuajnë nga varësia ndaj dashurisë, të ndjerit të padashuruar apo të vetmuar, ose të refuzuar në dashuri.
“Sa më e mirë të jetë për ne shkalla e të kuptuarit të dashurisë, aq më i madh do të jetë respekti ynë për domethënien dhe fuqinë e rolit të dashurisë në shëndetin mendor dhe fizik”, thotë një mjek. Në kërkimet me fMRI, vendosen skanerë në trurin e meshkujve dhe femrave që kanë dalë vullnetarë për të kryer eksperimente. Kjo bëhet, pasi atyre u janë treguar disa stimuj vizualë në lidhje me partnerët apo të dashurit. Më pas, rezultatet analizohen për të parë se çfarë veprimesh ndodhin në trurin e të dashuruarve kur u “injektohen” imazhe të të dashurve. Gjashtë studime fRMI janë zhvilluar deri më tani dhe në këto studime janë përfshirë 120 persona dhe më pas në përfundim të të gjithë këtyre eksperimenteve shkencëtarët i kanë bërë bashkë përfundimet për të hartuar të ashtuquajturën harta e dashurisë në tru. Në një nga këto eksperimente, 17 meshkuj dhe gra, të cilët deklaruan se ishin tërësisht, dhe kokë e këmbë të dashuruar me partnerët e tyre, pranuan që t’i nënshtroheshin skanimit të trurit, ndërsa ishin duke parë një foto të të dashurit të zemrës për gjatë një kohe prej 17 sekondash. Skanimi tregoi se në ato sekonda kishte një aktivitet shumë të madh të disa neuroneve në disa zona të veçanta të trurit, prej të cilave aktivizoheshin edhe emetimi i disa lëndëve kimike, i dopaminës, për shembull, që shkakton sensacione të njëjta me ato që përjetojnë njerëzit kur pinë kokainë.
Rritja e aktivitetit vihet re edhe në hipocampusin poasterior, një zonë në të cilën ndodhen memoria dhe qendra të tjera trunore që kanë të bëjnë me emocionet. Ndërkohë, po në këto sekonda ka një ulje shumë të ndjeshme të zonave në të cilat përqendrohen aktivitetet e ndjenjave të frikës dhe ankthit. Sipas mjekëve në përgjithësi, këto analiza tregojnë se dashuria pasionante përfshin zona trunore që kanë brenda tyre zonat emocionale, ato të motivimeve, shpërblimeve, njohjen sociale, vëmendjen dhe vetë prezantimin apo imazhin e trupit.
Aktiviteti në këto zona çon në ndryshime në nivelin e një numri kimikatesh në tru përfshi rritjen e sasisë së dopaminës, oksitiksinës, adrenalinës, vasopresinës dhe uljen ndërkohë të serototinës që shfaqet si një nga simptomat më të zakonshme të të rënit në dashuri dhe nxit të menduarit e vazhdueshëm të një individi për njeriun e dashur, mallin dhe gjendjen e mungesës së madhe për këtë person, euforinë dhe energjinë e madhe. Dopamina lidhet me ndjenja të tilla si euforia, motivimi, aktiviteti motor, dëshira, malli dhe varësia, ndërsa adrenalina është një kimikat që shton vëmendjen e individit dhe nxit shumë kujtesën afatshkurtër, hiperaktivitetin dhe sjelljet e orientuara. Është adrenalina pikërisht ajo që e bën zemrën që të rrahë si e çmendur në momentet kur duhet të takojmë personin e dashur, apo kur ndodhemi përballë tij pas një kohe të gjatë. Rëndësia e dopaminës është shfaqur dhe ka dalë në pah në një numër shumë të madh studimesh që janë bërë në botën e kafshëve. Kështu, kemi një rritje shumë të madhe të dopaminës kur dy kafshë të së njëjtës specie, por të gjinisë së ndryshme çiftëzohen. Dhe bëhet fjalë për të gjitha llojet e kafshëve dhe shpendëve. Hormoni rritet edhe më shumë në sasi kur nis fërkimi lëkurë më lëkurë i kafshëve dhe rritet shumë si pasojë edhe presioni i gjakut dhe kjo në njëfarë mënyre e nxit dhe e forcon edhe vetë lidhjen. Ndërsa kur niveli i dopaminës bie, atëherë një femër, ose një mashkull e ka humbur interesin ndaj partnerit. Studiuesit e Universitetit të Pavias në Itali janë marrë edhe me studimin e faktorit të rritjes së nervave. Kështu, ata kanë matur gjatësinë e vazove të gjakut në raste të ndryshme të meshkujve dhe femrave që kishin rënë në dashuri kohët e fundit dhe ato ishin më të mëdha sapo partnerët afroheshin me njëri-tjetrin. Ky fenomen ishte më i madh dhe më i dukshëm te gratë dhe burrat që kishin rënë në dashuri së fundi. Ndërsa ato që ishin në një marrëdhënie më të gjatë kishin një situatë më të qetë dhe më normale në këtë drejtim. Por sigurisht, truri është qendra e dashurisë dhe si pasojë ai është edhe objekti i studimit të shkencëtarëve. Pikëpamja e shumë studiuesve që janë marrë me eksperimente në lidhje me dashurinë dhe mbi të gjitha dashurinë romantike mendojnë se procesi i dashurisë romantike është një nga tre proceset më të rëndësishme që ndodh në qenie e gjitarëve për sa i përket riprodhimit të species së tyre. Sugjerimi në këtë rast është se dëshira për seks i motivon njerëzit që të jenë në kërkim të partnerëve të përshtatshëm për t’u bashkuar me ta fizikisht, ndërsa dashuria romantike i motivon njerëzit që të kërkojnë tipare specifike te partnerët në mënyrë që së bashku të krijojnë një jetëgjatësi në lidhjen e tyre për të sjellë në jetë fëmijë, pra pasardhës, por mbi të gjitha për të pasur përgjegjësinë e përkujdesjes për ta. Dhe për të gjithë studiuesit, pushteti dhe forca e dashurisë së vërtetë është shumë më e madhe edhe se dëshira seksuale dhe më e madhe forcë ndryshuese dhe përmirësuese e njeriut.
♛Melody♛
♛Melody♛

Truri dhe dashuria. Coolte21

Shteti Shteti : Truri dhe dashuria. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi