Edhe truri vuan nga varfëria
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Edhe truri vuan nga varfëria
Edhe truri e paguan çmimin e varfërisë. Kur portofoli është bosh, në fund të muajit, neuronet punojnë më keq. Ky është përfundimi i një studimi ndërkombëtar të publikuar në revistën “Science”, fryt i bashkëpunimit të dy prej universiteteve më të njohur në SHBA ai i Harvardit dhe Princetonit si dhe Universitetit Uaruik në Angli.
Sipas autorëve, stresi i shkaktuar nga vështirësitë financiare ndikon ndjeshëm në uljen e nivelit të inteligjencës, deri në 13 për qind më pak se në kushte normale financiare.
Sendhil Mullainathan, njëri prej autorëve të studimit, e krahason trurin e një njeriu me probleme financiare me një kompjuter.
“Është njësoj si një kompjuter që punon ngadalë, kur në background është duke shkarkuar një sasi të madhe të dhënash dhe informacioni. Në këtë rast nuk është se kompjuteri ynë është i ngadaltë, por thjesht është duke u marrë me diçka tjetër”.
Në studimin që u shtri në SHBA dhe Indi morën pjesë rreth 400 persona, mes të cilëve të papunë, njerëz me rroga të ulëta, me rroga mesatare dhe me rroga të larta. Këta persona iu nënshtruan testeve të inteligjencës dhe kontrollit të impulseve. Përgjigjet e dhëna nga njerëz me rroga të ulëta kishin rezultat shumë të ulët në krahasim me ata që kishin rroga më të larta. Pjesa e dytë e studimit konsistonte në vëzhgimin e nivelit të inteligjencës në fillim dhe në fund të muajit (kur merrnin edhe pagat) nga rezultoi se niveli i IQ zvogëlohej në fund të muajit, kur portofoli ishte i zbrazur.
Sipas autorëve, deficitet e çdo lloji; para, kohë, lidhje shoqërore etj., reduktojnë madhësinë e kapacitetit mendor ndaj gjërave të ndryshme.
30 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)

Similar topics
» Vogëlushi vuan nga një sëmundje e rëndë, familja thirrje për ndihmë
» Varfëria, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç punojnë në punë të rënda
» Krijohet mini-truri i parë në laborator
» Truri dhe dashuria.
» Truri plaket nga gabimet...
» Varfëria, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç punojnë në punë të rënda
» Krijohet mini-truri i parë në laborator
» Truri dhe dashuria.
» Truri plaket nga gabimet...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi