AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Papa Françesku filmohet si ekzorcist

Shko poshtë

Papa Françesku filmohet si ekzorcist Empty Papa Françesku filmohet si ekzorcist

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 10:14 pm

Papa Françesku filmohet si ekzorcist Ekzorcizmi-300x147Papa Françesku është filmuar nga televizioni i Vatikanit duke kryer një procedurë që dukej si ekzorcizëm, ndaj një djali në karrige me rrota. Papa po filmohej kur po takonte në sheshin “Shën Pjetër” disa fëmijë në karrige me rrota. Ai u ndal pak më gjatë te njëri prej tyre, kur prifti që shoqëronte djalin i tha diçka në vesh Atit të Shenjtë të katolikëve. Shprehja në fytyrën e Papës ndryshoi menjëherë. Ai i vuri të dy duart në kokë djalit, duke folur disa fjalë. Djali nisi të kishte spazma dhe më pas, kur Papa hoqi duart prej tij, pothuajse u shtri në karrige. Prifti i kaloi pastaj një dosje Papës, të cilën e mbante me vete. Papa vazhdoi takimet me fëmijët e tjerë normalisht. Stacioni televiziv i konferencës së kardinalëve komentoi se disa ekspertë të ekzorcizmit ishin shprehur se Françesku kishte kryer ekzorcizëm, ose kishte bërë një lutje për të liruar njeriun nga djalli. Deklaratat nga Vatikani ishin më të kujdesshme. Një zëdhënës tha se “Qëllimi i Papës nuk ishte të kryente ekzorcizëm. Por, siç bën shpesh për të sëmurët apo ata që vuajnë, ai lutet për ta”./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Papa Françesku filmohet si ekzorcist Coolte21

Shteti Shteti : Papa Françesku filmohet si ekzorcist Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi