AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm

Shko poshtë

 Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm Empty Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 8:16 pm


 Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm 435Papa Francesku vendos të heqë dënimin me burgim të përjetshëm në shtetin e Vatikanit. Dënimi tashmë do të zëvendësohet me burgim 30 deri ne 35 vjet. Reforma ka vlerë historike, pasi drejtësia penale nuk ishte prekur që prej vitit 1929.
Lajmi raportohet nga mediat italiane të cilat i referohen një deklarate nga vetë selia e shenjtë. Reformat që ka nisur kreu i Kishës Katolike janë vazhdimësi e aksionit të nisur nga paraardhësi i tij Papa Benedikti i 16-të që prej vitit 2010, që kishin të bënin kryesisht me masat kundër riciklimit të parave dhe terrorizmit ndërkombëtar, në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Reforma përfshin edhe një ripërcaktim të kategorisë së krimeve kundër minorenëve, si prostitucioni, shitja, dhuna seksuale apo abuzimet ndaj tyre. Bëhet fjalë për një hap përpara edhe në luftën kundër abuzimeve seksuale, të mbështetur fort nga Benedikti i 16-të gjatë Papatit te tij dhe që Papa Francesku ka ndërmend ta çojë përpara.
Tashmë normave të reja do t’i nënshtrohen jo vetëm të gjitha zyrat dhe punonjësit e aparatit të kishës katolike por edhe nunet apostolike si dhe personeli me rol diplomatik i Selisë së Shenjtë pavarësisht faktit nëse ndodhen në territorin e Vatikanit apo jo.

- See more at: http://gazetashqip.eu/shqiperia/vatikan-papa-heq-denimin-me-burgim-te-perjetshem.html#sthash.ojDbRVit.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

 Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm Coolte21

Shteti Shteti :  Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi