AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?.

Shko poshtë

A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?. Empty A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?.

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 12:37 am


Para disa kohësh, kryetari i masonerisë franceze, Quillardet, mjeshtër i madh i Grand-Orientit de France,në një intervistë televizive kur erdhi në Shqipëri tha shprehimisht që "unë jam i shqetësuar që kanë dalë mjaft kundër teorisë së evolucionit të Darvinit".

Por zoti Quillardet ka shprehur qartë pikëpamjet e tij ateiste, si dikur frymëzuesi i tij në shekullin e 19-të dhe një ndër teoricienët e komunizmit Fridrih Engels, dhe kjo është e drejta e tij. Por edhe ne kemi të drejtë të shtjellojmë pikëpamjet tona.

- Së pari, vetë Darvini, kur i erdhi koha e vdekjes ndoshta u pendua për ato që ka thënë dhe thirri priftin duke vënë ungjillin në gjoks për të ndërruar jetën i qetë. Dhe nuk është për t’u çuditur që mjaft ateistë, kur u vjen koha e vdekjes, atëherë kanë një ankth dhe pendohen për ateizmin e tyre. Kështu për shembull, kompozitori i njohur grek Miqis Theodhoraqis, kohët e fundit nga një komunist-ateist, kaloi në fe duke prezantuar veten si një besimtar i devotshëm ortodoks.

Më tej, vetë Darvini, duke mos qenë i bindur në vërtetësinë e teorisë së tij në kapitullin e titulluar "Problematikat e teorisë" shkruante: Nëse vërtetohet që formimi i një organi kompleks,si pasojë e ndryshimeve të vogla, të njëpasnjëshme është i pamundur, atëherë teoria ime do të shembet kategorikisht (Çarls Darvin, Origjina e specieve, faqe 189, Botimi i parë anglisht).

Dhe më tej, Darvini e shpreh këtë pasiguri në librin e tij me këto fjalë: "Nëse vërtetohet që një shumë e madhe llojesh që i përkasin të njëjtës klasë e kanë nisur jetën bashkërisht në të njëjtën kohë, kjo do të përbënte një goditje vdekjeprurëse për teorinë time të evolucionit prej një pasardhësi të përbashkët me përzgjedhje natyrore".(Çarls Darvin, Origjina e specieve, 1964, faqe 302, botim anglisht.)

Por më fanatikë në ateizmin e tyre kanë qenë neo-darvinistët dhe më herët nga ata një ndër themeluesit e komunizmit shkencor, Fridrih Engels, që në veprën e tij "Roli i punës në transformimin e majmunit në njeri", na predikoi që paraardhësit tanë kanë qenë majmunë, por unë do t’i përmend zotit Engels se komunizmi që do të çlironte klasën punëtore nga skllavëria u kthye në një sistem diktatorial, ku të gjithë duhet të lavdëronin dhe t’i bënin iso çdo mendimi dhe veprimi, qoftë edhe të prapët të diktatorëve komunistë. Në këto raste, komunizmi e ka kthyer njeriun në majmun, ndalohej çdo mendim i lirë dhe ndëshkohej me heqje lirie dhe në disa raste me eliminimin fizik. Në këto raste, instinktivisht në sistemet diktatoriale komuniste shumë njerëz ktheheshin në "aktorë" për të mbijetuar.

Më vonë, një ateist darvinist Ernest Hoeckel, e ktheu njeriun në makinë duke e barazuar njeriun me automobilat dhe në ditët e sotshme me kompjuterët, gjë që shkaktoi një konfuzion, duke i prirur njerëzit drejt një materializmi vulgar mekanistik.

Duke iu kthyer teorisë së Darvinit dhe duke i bërë idetë tona koncize, po citoj fjalët e një neo-darvinisti paleontolog, evolucionistit Colin Paterson, i cili thotë: "Asnjë nuk ka arritur të prodhojë një specie të re me mekanizmin e përzgjedhjes natyrore. Asnjë nuk i është afruar sadopak një gjëje të tillë". Sot, kjo është tema më e diskutueshme e neo-darvinizmit.

Bile shkolla ruse në kohën e Stalinit, ajo e Miçurinit dhe e Lisenkos, kur ishim në shkollën e mesme "Qemal Stafa”"në Tiranë dhe më vonë në universitet, predikonte rolin e mjedisit si faktor kryesor në formimin e llojeve, duke injoruar ligjet e gjenetikës.

Por këto ligje, që në kohën e botanistit austriak Gregor Mendel, u dhanë një grusht të fortë teorive evolucioniste të Lamarkut dhe të Darvinit: Shkenca e gjenetikës vërtetoi që në fillimet e shekullit të 20-të se ishin genet ato që transmetojnë nga brezi në brez informacionin gjenetik (më vonë u vërtetua plotësisht me zbulimin e ADN-së nga Crick dhe Watson), dhe jo karakteristikat e fituara fizike siç thoshte Darvini dhe pasuesit e tij. Me fjalë të tjera, speciet e reja që krijohen nga karakteristikat e fituara gjatë jetës dhe të transmetuara brez pas brezi është e pamundur. Pra, nuk mund të përftohet një shndërrim përmes përzgjedhjesh natyrore siç postulonte Darvini, dhe më tepër pasardhësit e tij.

Ndryshimet, qoftë dhe ato graduale në ADN, që quhen mutacione në gjuhën shkencore dhe veçanërisht në ARN dhe ribozomet, çojnë në drejtim të degjenerimit dhe në shfaqjen e sëmundjeve të trashëguara në shumicën dërrmuese të rasteve.

Por kryesisht, tifozët e Darvinit u mbështetën në format e ndërmjetme të specieve për të vërtetuar teorinë e evolucionit, pra në kërkimet e fosileve të ndërmjetme, kryesisht ndërmjet majmunit dhe njeriut. Duke mos e zgjatur shumë historikun e këtij problemi, ku u bënë shumë supozime që vërtetonin teorinë e evolucionit, unë do të trajtoj përfundimet domethënëse të këtyre teorizimeve.

Po e fillojmë nga të thënat e vetë Darvinit, i cili thotë: ”Nëse në të vërtetë një lloj është shumuar nga një lloj tjetër me shndërrime të vogla, atëherë përse nuk hasim në format kalimtare të panumërta? Nëse nevojitet ekzistenca e këtyre formave, atëherë përse nuk i gjejmë të groposura në shtresat e tokës? Çarls Darvin, Origjina e specieve,faqe 172,1964, botimi anglisht.

Dhe më tej, evolucionisti, paleontologu Mark Czarnecki: ”Mbetjet fosile kanë përbërë gjithmonë një pengesë për vërtetimin e teorisë. Këto mbetje asnjëherë nuk kanë shfaqur gjurmët e formave kalimtare siç ka supozuar Darvini. Llojet e gjallesave formohen njëherësh dhe kjo gjendje e papritur mbart mendimin e krijimit, sipas të cilit llojet e gjallesave janë krijuar nga ana e Zotit”.(Mark Chzarnecki, MC Leans, January 1981.)

Po përmendim disa rezultate për të vërtetuar mashtrimet e evolucionistëve.

- Fosili Pitdon, i parashtruar nga shkencëtari evolucionist Carls Davson më 1912-n në Angli, i cili u paraqit si forma kalimtare më e rëndësishme midis njeriut dhe majmunit, u ekspozua për më shumë se 40 vjet nëpër muze. Por pasi u riobservua fosili, më 1949-n, nga ana e specialistëve u konstatua se ai ishte një fosil artificial dhe se ishte i përgatitur nga montimi i nofullës të një orangutangu me një kafkë njerëzore.

Më spektakolare është njeriu Nebraska, që u quajt formë e ndërmjetme ndërmjet majmunit e njeriut, në bazë të një dhëmbi të vetëm, dhe që u emërua me emrin latin Hesperopitekus Herilokuuki dhe në bazë të dhëmbit u bënë vizatime imagjinare, por pak më vonë u zbulua se dhëmbi që ishte burim frymëzimi imagjinar për njeriun Nebraska i përkiste një derri të egër, një estradë e vërtetë.

Dhe po e mbyllim këtë shkrim me disa të dhëna të tjera:

- Neanderthal(që e ka shumë dëshirë ta citojë zoti Engels)u paraqit si argument më 1856-n,u tërhoq nga literatura në vitin 1960, ndërsa shkolla e Hoxhës vazhdoi ta predikonte deri vonë.

- Piltdoen, pjesë kafke, u paraqit si argument më 1912-n dhe u hoq nga literatura në vitin 1953.

- Zinjantrophus, që u paraqit si argument në vitin 1959 dhe u hoq nga literatura në vitin 1960.

- Ramapithecus u paraqit si argument më 1964-n dhe u hoq nga literatura më 1979-n... Edhe shumë shembuj të tjerë.

Këto janë të mjaftueshme për t’i dhënë përgjigje zotit Quillardet, megjithëse ka dhe shumë argumente të tjera.

Kështu që shqetësimi i zotit Quillardet është i justifikuar, se edhe vetë e ndjen falsitetin e teorisë së evolucionit të Darvinit.

Nëse shqetësimin e tij zoti Quillardet nuk do ta dominojë me arsyetimin logjik të shëndoshë, unë si mjek do të shtoj se ilaçe qetësuese në farmaci ka me shumicë për çdo lloj shqetësimi.
A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?. 220px-Charles_Darwin_aged_51
♛Melody♛
♛Melody♛

A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?. Coolte21

Shteti Shteti : A është e saktë teoria e evolucionit të Darvinit?. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi